Shkup, 1 korrik – Ministria e Shëndetësisë informon se nga 954 testime të realizuara gjatë 24- orëve të fundit, janë regjistruar 126 raste të reja me Covid-19. Në nivel të qyteteve Shkupi është me 64 të infektuar, pastaj janë Kumanovë 4, Dibër 4, Shtip 2, Prilep 2, Tetovë 14, Strugë 5, Manastir 3, Ohër 7, Gostivar 2, Makendonski Brod 1, Sveti Nikole 2, Kërçovë 5, Resnje 5.
Sot instituti për shëndet publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar, prej tyre në Shkup 17, Kumanovë 92, Shtip 2, Prilep 1, Tetovë 4, Veles 1, Kërçovë 1, Resnjë 5.
Në Spitalin e qytetit “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 4 persona nga Shkupi të moshës 51, 56, 58 dhe 67 vjet.