LAJMI I FUNDIT: 101 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë

50

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 970 teste të realizuara, 101 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, në Kumanovë 12, në Shtip 7, Prilep 1, Tetovë 5, Strugë 6, Veles 1, Ohër 1, Kavadarci 1, Gostivar 3, Koçani 3, Probishtip-2. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Një viktimë është nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Tetova. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 1 nga Velesi. Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.492 persona me koronavirus, prej të cilëve 1605 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 144 pacientë. Për momentin ka 743 raste aktive.

Comments are closed.