Sot diku pas orës 17:00 ndodhi një vrasje në fshatin Vellgoshtë të Ohrit, informojnë mediat lokale. Lajmi ka shqetësuar opinionin e Ohrit, posaçërisht edhe për faktin se sipas informatave të para, bëhet fjalë për nënë të dy fëmijëve, e cila është e moshës rreth të 40 vjet. Ajo ishte vrarë brutalisht në shtëpinë e saj. Së shpejti priten detaje rreth vrasjes. Fillimisht është informuar se gruaja është gjetur me qese në kokë.