Shkup, 30 mars – Në klinikën infektive të Shkupit ka ndëruar jetë edhe një dibran i infektuar me Covid 19, raporton KOHA.
KOHA mëson se bëhet fjalë për një qytetar të moshuar i cili para një jave u transferua nga Dibra në klinikën e Shkupit. I ndjeri ka qenë person i afërt me familjen ku u transmetua sëmundja.
Lajmin për gazetën ‘KOHA’ e kanë konfirmuar edhe nga familja e të ndjerit dhe drejtori i Spitalit të Dibrës, Baki Alili, i cili ka informuar edhe për gjendjen e pacientëve tjerë nga Dibra që kurohen në Klinikën e Shkupit. “Sot pritet që tetë qytetarët dibran që kanë qenë në shërim në klinikën e Shkupit, të kthehen në shtëpi pasi që testi ndaj tyre ka rezultuar negativ”, ka deklaruar Alili.
Ndryshe kjo është viktima e tret që ndëron jetë në klinikën e Shkupit nga Dibra , po ashtu një viktimë tjetër nga Dibra nga korona virusi ka ndëruar jetë në SHBA. (V.S/Koha.mk)