Para pak çastesh ka ndodhur aksident në Kondovë të Shkupit, ku treni ka përplasur makinën.
“Një tren u përplas në një automobil “citroen” në fshatin Kondovë të Shkupit, me ç’rast më lehtë u lëndua shoferi i automobilit”, kanë konfirmuar për MIA-n nga HM-Infrastrukturë.
Fatkeqësia ka ndodhur kur automobili ka kaluar nëpër binarë dhe nga përplasja pothuaj u shkatërrua tërësisht.