LAJMI FUNDIT: Sulejman Rexhepi mbledh Rijasetin në Kondovë

Shkup, 23 prill – Ka filluar mbledhja e Rijasetit të Bashkësisë Fetare (BFI), me të cilën do të udhëheq Sulejman Rexhepi, raporton gazete KOHA.

Tanimë të gjithë myftit e Muftenive të BFI-së janë mbledhur në lokalet e Fakultetit të Shkencave Islame në Kondovë, ku do të diskutojnë për situatën e kryuar në kët institucion fetar, pas vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2, që për Reis të BFI-së të shpallet Skender Buzaku.

Në mbledhje siç edhe është paralajmruar do të sjellen konkluza dhe vendime të riasetit mbi vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2. Ekipi i gazetaës KOHA, gjendet në Kondovë dhe do tu informojë për vendimet e kësaj mbledhje. (koha.mk)