Shkup, 10 shtator – Këshilli i gjykatësve në seancën e s martës ka shkarkuar Jovo Vangellovskin nga detyra kryetar për shkak të punës së tij joprofesionale.
Komisioni tre anëtarësh për raportin e Vangelovskit ishte i përbërë nga Lidija Kanaçkoviq, Vllado Bogdanovski, dhe Sasho Gjorgjevski.
Përndryshe, Vangellovski ka qenë i ftuar në Prokurorinë e Shkupit nën dyshimin se ka manipuluar sistemin e ndarjes së lëndëve AKMIS si dhe orarin e punës së gjykatësve, por i njëjti nuk është hetuar nga Prokuroria. (koha.mk)