Shkup, 14 shtator – Sot rreth orës 6:40 minuta në kamerat e burgut të Shutkës është vërejtur një person i panjohur i gjinisë mashkullore, i cili fluturonte një dron mbi burg, informon gazeta Koha. Në një moment personi i panjohur ka humbur kontrollin e dronit dhe i njëjti ka rënë mbi kulmin e burgut. Droni, siç merr vesh gazeta KOHA, është marr nga ana e policisë së burgut dhe është vërejtur se me atë është bartur një qese e zezë që kishte sharra të vogla. Personi i panjohur ka lëshuar vendin e ngjarjes. Njësi të shumta të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime të mëtutjeshme. (koha.mk)