Tetovë, 26 korrik – Para shtëpisë së tij – rrugës që shpije për në Kodrën e Diellit në Tetovë, është gjetur i vrarë Fatmir Tairi (56 vjeç), i cili ka qenë i punësuar në sektorin e urbanizmit në Komunën e Tetovës, raporton gazeta KOHA.
Fatmir T. është gjetur i vrarë në veturën e tij nga i biri, i cili menjëherë ka lajmëruar policinë. Edhe pse në xhaminë e makinës është regjistruar një vrimë nga armë zjarri, ende nuk dihet nëse viktima është vrarë apo ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalë ekipi policor nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, si dhe prokuror hetues. Përndryshe Fatmir Tairi ka qenë edhe shofer i ish-kryetarit të Komunës së Tetovës, Hazbi Lika. (koha.mk)