Shkup, 24 qershor – Petar Atanasov ka deponuar dorëheqjen nga funksioni Zv.Ministër për Arsim.
“Funskioni im u bë i pamundur dhe jo efektiv. Njëkohësisht, jap dorëheqje edhe nga gjithë funskionet e tjera në kornizë të Ministrisë për Arsim dhe të Qeverisë!” – thotë Petar Atanasov, zv. Ministër i Arsmit dhe Shkencës në dorëheqje, transmeton Koha.mk
Për këtë vendim ai e kishte njoftuar kryeministrin Zaev edhe para rikonstruimit të qeverisë.