Një lajm i jashtëzakonshëm dhe bombastik vjen nga kryeqyteti francez Paris. Sipas lajmeve të fundit pronari i Paris SG nuk do të jetë më patroni kryesor Cheikh Hamad Bin khalifa Al Thani, i cili i kishte thënë edhe Nasser Al-Khelaifi para pak muajsh që më të mos investojnë në klub kaq shumë. Dhe, tash lajmi më i ri thotë se pronar do të jetë ish-kryeministri i Francës, Nicolas Sarkozy. Për momentin janë zëra, por shumë të fuqishëm dhe të besueshëm pasi asgjë konkrete nuk do të ketë deri në përfundimin e këtij edicioni, dhe (era Sarkozy) do të mund të niste nga stinori 2017/18.