Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar nga Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.
Sipas zyrës së shtypit të prokurorisë, kjo kërkesë është bërë në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Duke mos cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion edhe në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit.