Bruksel, 8 janar – Rumania sot për herë të parë në historinë e saj kryeson me takimin ministror të BE-së, në agjendën e së cilës janë dezinformimet dhe korniza disavjeçare financiare evropiane.
Ministrat e çështjeve evropiane të vendeve anëtare të BE-së sot duhet të këmbejnë mendime me temë dezinformatat dhe si të koordinohen përpjekjet në nivel evropian para se ky problem, posaçërisht në prag të zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian.
Pritet gjatë ditës së sotme ministrat të bisedojnë për disa pika kyçe nga kjo fushë. Prioritet janë zgjedhjet evropiane në maj dhe si të garantohet në mënyrën më të mirë të mundur lufta e brendshme dhe e jashtme kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Ministrat do t’i shqyrtojnë mundësitë për rritjen e përpjekjeve për sensibilizimin e opinionit për këtë fenomen.
Këshilli për punë të përgjithshme do të bisedojë edhe për kornizën disavjeçare financiare të BE-së, e cila shkakton ndarje mes vendeve anëtare. Nuk pritet bisedë për thelbin e dosjes në takimin e sotëm, por vetëm qasje organizative. Tema duhet të mbyllet nën presidencën finlandeze në vjeshtë të vitit 2019.