Shkup, 2 prill – Lajmet e rrejshme janë fenomen i rrezikshëm politik, që mund të ndikojë në procesin e ardhshëm zgjedhor. Ato janë rezultat i kuzhinave serioze politike, prapa tyre qëndrojnë investime të resurseve, kuadër që i prodhon.
Këtë sot e potencoi gazetari Sasho Ordanovski në panel diskutimin e temës “Të gjitha sekretet prapa lajmeve të rrejshme”, e organizuar nga universiteti “Amerikan Kolexh”.
Për definimin e lajmeve të rrejshme, se si të merremi me ato si gazetar, si të mbrohet opinioni nga shtrimi i lajmeve të rrejshme në të gjitha internet platformat, por edhe mein strim të mediave, për rolin e universiteteve në problemet e plasimit të dezinformatave, si sistematikisht të merremi me këtë diskutuan pjesëmarrësit e panelit të sotëm, ku përfunduan se është e madhe përgjegjësia e gazetarëve në trajtimin e këtij fenomeni.
“Konsideroj se edhe disa nga aktorët tanë politik, nëse jo edhe të gjithë kanë infrastrukturë të caktuar që mundohen përmes platformave sociale të hynë në agjendat e rregullta, duke përhapur gënjeshtra, gjysmë të vërteta. Te lajmet e rrejshme rreziku më i madh janë gjysmë të vërtetat, atje ku nuk mund të njihni deri ku është gënjeshtra”, potencoi Ordanovski.
Theksoi se lajmet e rrejshme janë pjesë e industrisë propaganduese politike, e cila përpiqet të bëjë dëm në demokraci, për shkak se përfaqësuesit e saj konsiderojnë se demokracia duhet të menaxhohet – njerëzit nuk mund të gjenden me lirinë që e përjetojnë.
“Lajmet e rrejshme janë produkt politik i industrive propaganduese dhe kanë për qëllim përhapjen e histerive”, tha Ordanovski dhe shtoi se për fat të keq akoma nuk ka ilaç të suksesshëm kundër këtij fenomeni, duke theksuar se është i nevojshëm profesionalizëm i gazetarisë.
Gazetarja Snezhana Lupevska Sozen theksoi se mediat tradicionale disi janë më shumë të rregulluara në pjesën e shmangies së emitimit dhe krijimit të lajmeve të rrejshme.
“Për fat të keq mospasja e rregullores ligjore në hapësirën e internetit, portalet dhe rrjetet sociale solli deri te ajo të kemi mijëra lajme të rrejshme në internet. Sipas meje është shumë e rëndësishme rregullimi dhe vetrregullimi që të mund të ndalohet prodhimi i lajmeve të rrejshme, por duhet të jemi autokritikë. Lajmet e rrejshme ndonjëherë bëhen edhe për shkak të mungesës së profesionalizmit nga ana e vet gazetarëve”, tha ajo.
Për gazetarin Branko Gerovski shoqatat e gazetarëve nuk bëjnë mjaftueshëm me trajtimin e këtij fenomeni, te ato për momentin nuk ekziston dëshirë minimale për çfarëdo rregullimi.
Theksoi se për konferenca të këtilla si e sotmja hedhen shumë para, në vend se të investohen në edukatë, respektivisht përforcimi i studimeve të gazetarisë ose hapja e ndonjë qendre të përbashkët për kontrollimin e fakteve të shoqatave të gazetarëve.
Gazetari Goran Mihajlovski theksoi se problem është vetrregullimi.
“Me kë do të vetërregullohemi, me kë ne të gjithë këtu jemi profesional. Me ata që na vjedhin lajmet? Ne mundohemi, kemi gazetar të punësuar profesional, që kanë vendosur të jetojnë nga ajo dhe të vetrregullohemi me dikë që rri në shtëpi me papuçe dhe t’i vjedhë lajmet, ta shkatërron tregun”, theksoi Mihajlovski.
Shtoi se para së gjithash duhet të flitet për arsimimin e gazetarëve, duke theksuar se shumë njerëz theksojnë se është e nevojshme të edukohet opinioni, por ai konsideron se është e nevojshme të edukohen gazetarët.
Në debat mori pjesë edhe zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili potencoi se ilaçi i lajmeve të rrejshme është hapja dhe transparenca e institucioneve.
Liria e fjalës është e drejtë e njeriut e garantuar, por fakt është se dezinformatat nuk janë adekuate as nga afër për diçka që mund të thuhet liri e fjalës”, theksoi Boshnjakovski.
Theksoi se nuk mund të paragjykoj se në fushatën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale a do të ketë shumë lajme të rrejshme, por me rëndësi është se shumica e mediave në vend sillen në mënyrë përgjegjëse dhe transparente. (koha.mk)