Dybala largohet në arrin ofertë prej 100 mln euro
Juventus kohëve të fundit është duke bërë ndryshime të mëdha në skuadër që nga largimi i Sarrit nga posti i trajnerit. Kurse tani sipas La Gazzetta dello Sport, Juventus është duke e konsideruar edhe shitjen e Paulo Dybalas, shkruan Gazeta Sinjali. Juventus pritet ta lejojë futbollistin të largohet nëse merr ofertë 90-100 milionë euro për të. Një nga skuadrat e raportuara për interesim është Manchester United.
United përsëri në kërkim të Ansu Fatit
Kohë më parë Manchester United u raportua se kishte bërë një ofertë të madhe për transferimin e talentit të Barcelonës, Ansu Fatin. Kurse tani është raportuar se skuadra angleze ka shprehur përsëri interesim për Fatin. Mirëpo Barcelona, nuk pritet që ta lejojë futbollistin të largohet. Po ashtu edhe presidenti i gjigantit spanjoll kohë më parë kishte treguar se nuk do ta lejojnë largimin e futbollistit.
Ozil refuzon të largohet pa mbaruar kontratën
Mesut Ozil po këmbëngul se nuk do të largohet nga klubi pa e mbaruar kontratën edhe pse londinezët po dëshirojnë ta largojnë. Futbollistit i kanë mbetur edhe 12 muaj në kontratën e tij e ku merr më shumë se 300 mijë euro në javë. “Unë jam këtu deri në ditën e fundit të marrëveshjes sonë dhe të jap gjithçka për klub”, tha Ozil. Po ashtu Ozil tha se do të jetë ai i cili do të vendosë se në cilën skuadër të transferohet dhe jo të tjerët.
Pas Odengard Reali rikthen edhe Ceballos
Arsenal janë duke rrezikuar të humbasin Dani Ceballos këtë verë, me Real Madrid që dëshiron të mbajë mesfushorin. Cabellas shkëlqeu në huazimin tek Arsenal, duke luajtur një rol kyç në triumfin e ‘Gunners’ në FA Cup, me Mikel Artetan që fitoi titullin e parë në krye të skuadrës nga Londra. Sidoqoftë, duket se Real Madrid tani dëshiron të rikthej në kryeqytet 24 vjeçarin, në përgatitjet për sezonin e ri, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Manchester City Real Madrid thuhet se është larguar nga bisedimet për zgjatjen e huazimit te Ceballos tek Arsenal. ‘Los Blancos’ ka rikthyer në skuadër edhe Martin Odegaard, që ka qenë i huazuar te Real Sociedad.