Inter-Tonali, është vetëm çështje kohe
Sandro Tonali dhe Inter, një “martesë” që duhet të bëhet. Është vetëm çështje kohe. Pasi Juventusi vendosi të mos hynte në garë, zikaltrit konsoliduan pozicionin e tyre si favoritët kryesorë për shërbimet e talentit të Brescia. Sipas “Corriere dello Sport”, mesfushori e ka shprehur qartë preferencën e tij: ai dëshiron të luajë me Antonio Conte. Tonali i sheh zikaltrit si destinacionin ideal. Dhe tashmë ka një marrëveshje me klubin e Zhang për një kontratë 5-vjeçare, me vlerë 3.5 milionë euro në vit. Sa i përket Brescia, duket se zikaltrit po përgatisin një ofertë prej gjithsej 35 milionë euro, e ndarë në huazim me detyrim blerjeje përfundimtare prej 10 milionë aktualisht, plus 25 milionë vitin e ardhshëm. Një ofertë që mund ta bënte përfundimisht presidentin Cellino të heqë dorë nga talenti i tij, të cilit i kishte premtuar se do ta shiste.
Hojbjerg nënshkruan me Tottenhamin
Tottenham ka nënshkruar mesfushorin Pierre-Emile Hojbjerg për pesë vitet e ardhshme, ndërsa ai vjen nga Southampton. 25-vjeçari i është bashkuar e klubin londinez për një shumë të pazbuluar deri tani, por mendohet të jetë diku rreth 20 milionë. Lojtari kishte thënë se ka dëshirë që të punojnë nën Jose Mourinhon dhe të bëhet së nënshkrimi i parë i klubit të verës. Hojbjerg ishte lider te Southamphton, por nuk pranoi të të nënshkruajë një kontratë të re. Për danezin kishte interes edhe nga Evertoni, por mesfushori dëshironte të punonte me Mourinhon te Spurs, gjë që kishte bërë që marrëveshja të kryhej shpejtë.
Pirlo projekton rikthimin e ish-sulmuesit
Sipas raportimeve nga “Tuttosport”, Juventus i ri i Andrea Pirlos mund të përqendrohet te një njohje e vjetër, te një lojtar që është larguar mes keqardhjes dhe është pëlqyer vazhdimisht: Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll duket se është në listën e bardhezinjve për sulmin në sezonin e ardhshëm. Morata është numri 9 i Atletico Madridit, që do të luajë në çerekfinale të Champions-it. Vlerësimi i lojtarit, megjithatë, është i lartë: 60 milionë euro. Për të provuar të ulë çmimin, klubi nga Torino do të provojë të përfshijë në marrëveshje Federico Bernardeschi. Ish-anësori i Fiorentinës mund ta tundojë Diego Simeone, i cili është një admirues i madh i tij. Pra, lojtari në fjalë mund të përfundojë në tryezën e bisedimeve si kompensim. Me një fjalë, ide të vjetra dhe të reja për Juventusin e ri nga Pirlo.
Skuadra kineze shkarkon Donadonin
Roberto Donadoni nuk është më trajner i skuadrës kineze Shenzhen. Konfirmimi vjen nga vetë klubi kinez nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku shkruhet se ka prishur kontratën me italianin dhe me stafin e tij. Arsyeja e shkarkimit të Donadonit janë rezultate negative, me Shenzen që ka pësuar tri humbje radhazi dhe ka marrë vettëm një pikë në katër takimet e fundit. Donadoni e kishte marrë drejtimin e kësaj skuadre një vit më parë dhe sezonin e kaluar e mbylli në vendin e parafundit.