Barca me ofertë të madhe për mbrojtësin e Leicester
Barcelona raportohet se po planifikon të dërgojë një ofertë prej 36 milionë funte për mbrojtësin e Leicester City, Caglar Soyuncu. Mbrojtësi turk ka kompletuar një sezon të jashtëzakonshëm në Premierligë me skuadrën e Leicester City. Te Leicester kishte frikë për pjesën mbrojtëse kur Harry Maguire kaloi te Manchester United, por Soyuncu ishte aty duke e zëvendësuar atë në mënyrën më të mirë. Paraqitjet gjatë gjithë sezonit që ka bërë 24 vjeçari, kanë tërhequr interesimin e shumë skuadrave, përfshirë edhe Barcelonën. Leicester City ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve pas humbjes në ndeshjen finale kundër Manchester United, dhe ky po cilësohet një avantazh për Barcelonën për transferimin e Soyuncu në ‘Camp Nou’. Mbrojtësit do t’i ofrohet kontratë pesë vjeçare.
United dëshiron ta shesë Lingardin
Manchester United janë të hapur të dëgjojnë ofertat për Jesse Lingard këtë verë, njofton The Guardian. Kontrata e Lingard me United është deri në vitin 2021, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Anglezi ka humbur pozitën e tij në njëmbëdhjetëshin e parë në Old Trafford dhe tani ekipi është gati ta shesë nëse paraqitet një ofertë e mirë.
Atalanta refuzon Bonaventurën
Aventura kuqezi e Giacomo Bonaventura ka përfunduar. Pas 6 viteve me uniformën e Milan, kontrata e tij me kuqezinjtë ka skaduar. Po flitet këto ditë për të ardhmen e Jack, por që nuk ka gjetur akoma klubin e gatshëm për ta pranuar. Ndërkohë vjen refuzimi i parë nga Atalanta. Bonaventura në ditët e kaluara do t’i ishte propozuar skuadrës së vjetër, por që siç duket e ka kaluar këtë alternativë. Sipas Sportitalia, Atalanta nuk është aspak e interesuar për mesfushorin, duke pasur për tani prioritete të tjera në merkato. Një lajm jo pozitiv për Bonaventurën, por që ka dy admirues të tjerë të fortë në Serinë A: qëndrojnë të hapura pistat që çojnë në Torino dhe tek Benevento. Te Benevento duket se kanë muaj që po përgatisin ofertën e kontratës për ish milanistin, ku si trajner është Pipo Inzaghi, i cili e njeh mirë lojtarin.
Umtiti afër transferimit në Serie A
Mbrojtësi francez duhet të kërkojë një mjedis të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës katalane. Mediet në Spanjë raportojnë se Roma ka filluar të punojë rreth një marrëveshje me Barcelonën për 26 vjeçarin, duke kërkuar fillimisht huazimin e tij. Barcelona duket e gatshme të pranojë çfarëdo oferte, vetëm e vetëm të lirohet nga paga prej 7 milionë euro e futbollistit. Umtiti te Barcelona është transferuar në vitin 2016 nga Lyon, dhe në 77 paraqitje, ka shënuar dy gola. Lojtari gjithashtu është pjesë e Kombëtares së Francës.