United i ofron 55 milionë euro për Chiesan
Manchester Unitedi ia ka bërë Fiorentinës një ofertë të lartë prej 55 milionë eurove për anësorin italian, Federico Chiesa. Përfaqësuesi italian kërkohet nga disa klube në Serie A, përfshirë Interin dhe Juventusin. Por, mediat italiane raportojnë se gjiganti i Premierligës e ka bërë lëvizjen e parë për të, pak pasi presidenti i Fiorentinës, Rocco Commissio, tha se është i gatshëm ta shesë 22-vjeçarin për ofertën e duhur. Gazeta La Nazione raporton se Unitedi e ka bërë një ofertë prej 55 milionë eurove për Chiesan, i cili i shënoi 10 gola në Serie A këtë sezon. E ardhmja e tij është larg Fiorentinës, me gjasë në ndonjë klub të madh italian apo anglez.
Arrihet marrëveshja mes Cityt dhe Akes
Manchestr City thuhet se ka arritur marrëveshje tashmë me Nathan Aken e Bournemouthit. Citizens duan të përforcojnë mbrojtjen në këtë afat kalimtar, derisa mbrojtësi holandez është caku i tyre kryesor. Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, City tashmë ka arritur marrëveshje me Aken për kushtet personale. Nënkampioni i Anglisë do t’i paguajë Bournemouthit 45 milionë euro për shërbimet e tij. Mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me një pagë prej katër milionë euro në sezon. Ake do t’i fillojë testimet mjekësore në fund të kësaj jave, derisa mbrëmë City kompletoi transferimin e Ferran Torres nga Valencia.
Smalling e Zappacosta largohen nga Roma
Roma ka njoftuar se Chris Smalling dhe Davide Zappacosta janë rikthyer te Manchester United, respektivisht te Chelsea. Giallorossët e kishin mbrojtësit anglez dhe atë italian në huazim për një edicion, mirëpo që nuk arritën t’i kompletonin blerjet e tyre. Roma njoftoi se të dy lojtarët nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së tyre ndaj Sevillës në Ligën e Evropës që zhvillohet këtë të enjte. “Duam që t’i falënderojmë Chirisin dhe Daviden për profesionalizimin që kanë treguar në këtë edicion”, ka thënë drejtori gjeneral i Romës, Guido Fienda. “Që të dy kanë treguar respekt dhe dedikim për projektin e klubit, mirëpo që ata rikthehen te klubet paraprake”, ka thënë ai më tej. Smalling ka zhvilluar 37 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tri gola, ndërsa Zappacosta ka luajtur vetëm nëntë herë.
De Paul, objektiv i Juventusit
Juventus po përgatit sfidën kundër Lyonit në Champions League, por po punon edhe për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Sipas Il Corriere di Torino, objektivi i ri i Zonjës së Vjetër është Rodrigo de Paul. Argjentinasi, mik i ngushtë i Dybala, mund të mbulojë disa pozicione në mesfushë. Një xhol i vërtetë që do ta përforconte ndjeshëm ekipin e Sarrit. Marrëdhënies mes Juventus-it dhe Udineses, siç tregon operacioni Mandragora, janë shumë të mirë, por do të duhen gjithsesi shumë para. Flitet për të paktën 40 milionë euro.
Bonaventura “përshëndetet” me Milanin!
Pavarsisht sugjerimeve që i bëri Zlatan Ibrahimovic Milanit, për të rinovuar kontratën mesfushorit Giacomo Bonaventura, ky i fundit ka mbyllur përfundimisht aventurën me kuqezinjtë. Pas 6 sezoneve në të cilët ka shënuar në total edhe 35 gola me kuqezinjtë mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Kupave të Europës, Jack Bonaventura është përshëndetur me Milanin pasi në fund të këtij sezoni i përfundoi edhe kontrata. Lamtumirën përfundimtare Milanit, Bonaventura ja ka dhënë me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram: “ Kam jetuar një ëndërr, vitet që kalova te Milani kanë qenë një eksperiencë e paharrueshme. Dua të falenderoj të gjithë personat me të cilët kam ndarë këtë aventurë të jashtëzakonshme” shkruan ndër të tjera Bonaventura.