Milani i ofron 7 mln euro në vit Ibrahimovicit
Milan i ka ofruar Zlatan Ibrahimovic, një kontratë të re prej shtatë milionë eurosh për vit, shkruan Calcio Mercato. Rosonerët, janë pajtuar që t’ia zgjasin qëndrimin në San Siro suedezit edhe për një sezon tjetër. Ibrahimovic ka shënuar 10 gola në 18 paraqitje prejse i është ribashkuar Milanit në janar.
Sanchez do të kalon si transfer i lirë në Inter
Inter raportohet se është afër për të arritur një marrëveshje me të huazuarin Alexis Sanchez si transfer i lirë. Raportohet se zikaltërit kanë arritur një marrëveshje me lojtarin për një kontratë tre vjeçare me ve pagë vjetore shtatë milionë euro. Lojtari, sipas këtyre raporteve, do ta prish kontratën e tij me Unitedin por me pajtim të dy anshëm. Një marrëveshje kjo që do t’ia shpëtojë Unitedit 60 milionë euro dhe Interi nuk do të paguajë shumën e raportuar për lojtarin me rreth 15 milionë euro.
United shumë pranë mbrojtësit të Lille
Manchester United janë afër të nënshkruajnë me mbrojtësin e Lille, Gabriel Magalhaes. 22 vjeçari, që gjithashtu kërkohet nga Evertoni e Napoli, mund t’u bashkohet “Djajve të Kuq”, brenda ditësh, shkruan gazetari italian, Emanuele Cammaroto. Magalhaes ka bërë 24 paraqitje për Lille në Ligue 1, sezon në të cilin Lille përfundoi në pozitën e katërt.
Martinezi edhe për shumë kohë në Arsenal
Arsenali po provon që të nënshkruajë një kontratë të re, për ta zgjatur qëndrimin e Emiliano Martinez. Kontrata momentale e Martinez skadon në vitin 2022, por “Revolveristët” duan që t’ia zgjasin qëndrimin në Emirates. Martinez ka përformuar në nivel shumë të lartë edhe në ndeshjen fundit në finale të FA Cup, kundër Chelseas.
Napoli përgatit goditjen e dytë në merkato
Napoli pas blerjes rekord të Osimhen nga Lille synon një mbrojtës krahu. Drejtuesit pëlqejnë Santiago Arias nga Atletico Madrid. Edhe pse së fundmi mbrojtësi kolumbian deklaroi se dëshiron të qëndrojë te Atletico te Napoli nuk i kanë humbur shpresat dhe vijojnë të bisedojnë me agjentin e 28-vjeçarit. Fakti që Simeone shikon vetëm Trippier si titullar në krahun e djathtë mund ta shtyjë Arias të zgjedhë këtë verë transferimin për 10-12 milionë euro te Napoli.
Crystal Palace ul çmimin e Zaha
Në dy vitet e fundit ka dështuar çdo tentativë e ekipeve të interesuar për të shkëputur Wilfried Zaha nga Crystal Palace me këta të fundit që kërkonin plot 80 milionë paund për kartonin e tij. Kjo verë duket se ka dryshuar çdo gjë, nisur dhe nga situata e pandemisë dhe klubi ka vendosur që sulmuesi të shitet edhe për oferta që i kalojnë 30 milionë paund. Tashmë klubet e interesuara, kryesisht të Premier League si Manchester United, Chelsea dhe Everton kanë nisur ofensivën teksa ekipi i Ancelottit ishte dhe skuadra më pranë blerjes së Zaha në janarin e kaluar.
Katër klube dhe Bayerni interesohen për talentin japonez të Realit!
Drejtuesit e Real Madrid besojnë shumë te talenti Kubo i cili në vitin e parë të huazimit te Mallorca bëri paraqitje shumë të mira. Duke qenë se numri i lojtarëve ekstrakomunitarë është ezauruar 19-vjeçari do të huazohet sërish dhe lista për të është e gjatë. Villarreali duket se është në avantazh nga ekipet spanjolle dhe është pista më konkrete pasi do të jetë edhe në Europë teksa ofertat e tjera janë nga Celta Vigo, Granada dhe Osasuna. Ndërkohë edhe Bayern Munchen ëshë interesuar për Takefusa Kubo por për Real Madrid është më mire që fantazisti të qëndrojë në Spanjë.