Di Francesco merr drejtimin e Cagliarit
Calgiari ka konfirmuar emërimin e Eusebio Di Francescos në krye të skuadrës. Di Francesco ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me Cagliarin. Ish-trajneri i Romës zëvendësoi Walter Zengan në “Sardegna Arena”. “Cagliari Calcio ka kënaqësinë t’iu njoftojë që i ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë Eusebio Di Francescos”, thuhet në njoftimin e klubit italian. “Trajneri ka arritur marrëveshje që e lidh atë me klubin deri në qershor të 2022-s”, vazhdon më tej njoftimi.
United cakton çmimin e Sanchez
Parashikohet që Manchester United të bëjë disa goditje të mëdha në merkaton e ardhshme, si prsh blerja e Jadon Sancho. Mirëpo, për të përballuar koston e blerjes së lojtarëve të kërkuar në merkato nevojitet shitja e disa prej futbollistëve aktual të “Djajve”. Dhe nje prej tyre është, Alexis Sanchez, e cili është huazuar tek Inter. Zikaltërit kanë shprehur dëshirën për të mbajtur kilienin për sezonin e ardhshëm. Për ta bërë të tyrin Sanchezin, klubit Lombard u duhet të derdhin në arkat e United 17 milionë euro. Çmimi i kartonit për ish-futbollistin e Barçës nuk është problem për Interin. E vetmja pengesë për zikaltërit është paga e lartë e 31-vjeçarit, i cili fiton 620,000 mijë euro në javë. Në qoftë se Inter dhe Sanchez bien dakord për të ulur pagën, me shumë mundësi ky i fundit do të veshë fanellën e zikaltër edhe për sezonin e ardhshëm.
Milani dëshiro ta shesë Paquetan
Milani dëshiron ta shesë mesfushorin Lucas Paqueta gjatë kësaj vere. Kuqezinjtë duan të arkëtojnë së paku 21 milionë euro nga shitja e reprezentuesit brazilian, raporton “Calciomercato”. Fiorentina është duke shprehur interesim për futbollistin, i cili ishte transferuar në Milan në janarin e vitit të kaluar. Fiorentina është e gatshme ta ofrojë Nikola Milenkovicin në këmbim të Paquetas, i cili ka edhe 3 vjet kontratë me gjigantin kuqezi.
Semedo afër vazhdimit të kontratës me Barcelonën
Nelson Semedo është afër vazhdimit të kontratës me Barcelonën, shkruan “Mundo Deportivo”. Mbrojtësi i djathtë portugez pritet të firmosë kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2025. Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2022. Semedo ishte kërkuar nga disa klube, por ai është i vendosur të qëndrojë te Barcelona.