Lajme shkurt nga futbolli

14

Jo të gjithë te Barcelona e duan Xavin si trajner

Josep Maria Bartomeu në një intervistë për TV3 ka konfirmuar se ata mbështesin Quique Setienin si trajnerin e tyre edhe për edicionin e ardhshëm. Sidoqoftë, kjo gjë nuk mund të garantohet me intervista, shkaku që Setien duket se e ka humbur garën me Real Madridi për La Ligën, derisa nuk e kanë të sigurt as Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, Xavi Hernandez që lidhet me një zëvendësim të trajnerit aktual, ka rinovuar me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Sadd. Modeli i Xavit, tregon më së miri se jo të gjithë te Barcelona e duan rikthimin e tij në Camp Nou, aq më pak si trajner. Por, kjo gjë mund të ndryshojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin e ardhshëm dhe Bartomeu mund të mos jetë më president i klubit.

Humb 30 mln euro nëse nuk kualifikohet në LK

Manchester United mund t’i humbë 30 milionë euro nga marrëveshja me “Adidasin” nëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/21. “Djajtë e Kuq” janë aktualisht në vendin e pestë me 59 pikë, aq sa ka edhe Leicesteri në të katërtin. Por, nëse skuadra nuk ia arrin qëllimit, atëherë ata do të humbin 33 për qind të shumës nga marrëveshja me markën e njohur botërore. United ka edhe tre ndeshje deri në fund për të realizuar këtë qëllim, derisa mund të kalojnë edhe Chelsean që ka 63 pikë në vendin e tretë.

Unitedi do të luftojë me Cityn për Oyarzabalin

Manchester Unitedi është futur në garë me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit anësor të Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal, shkruan “Todofichajes”. Në kontratën e 23-vjeçarit me Sociedadin figuron klauzola për lirim në vlerë 70 milionë euro, por Unitedi shpreson të arrijë marrëveshje për 50 milionë euro. Mirëpo, City është duke insistuar po ashtu për sulmuesin anësor dhe pritet të ketë betejë mes dy klubeve të Manchesterit për yllin e Sociedadit. Oyarzabal këtë edicion ka realizuar 12 gola dhe i ka asistuar 12 tjerë në 42 ndeshje në të gjitha garat me Sociedadin. Me fanellën e Spanjës ai i ka realizuar dy gola në shtatë ndeshje.

Milani do të blejë kartonin e Kjaer

Simon Kjaer do të qëndroj në Milan përtej këtij sezoni, pasi që Milani raportohet se është pajtuar me Sevillën për një transferim permanent të danezit. Klubit kuqezi iu dha opsioni për ta blerë danezin në fund të periudhës së huazimit dhe Milani ka vendosur t’i investojë 3.5 milionë eurot e nevojshme për ta mbajtur qendërmbrojtësin. Afati i fundit kohor që Milani e ka për shfrytëzimin e opsionit për blerjen e Kjaer skadoi të mërkurën, por Sky Sport Italia raportoi se dy klubet tashmë kanë arritur marrëveshje për transferimin permanent të futbollistit. Kjaer ka luajtur në 14 ndeshje të Serisë A që nga transferimi i tij në janar dhe e ka zënë vendin në formacion si njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit.

 

Comments are closed.