Ghoulam drejt rinovimit me Napolin
Duket se do të marrë fund telenovela e Faouzi Ghoulam me Napolin. Siç raportojnë mediat italiane, është gjithçka gati për rinovimin e lojtarit me të kaltërit. Kohëzgjatja e marrëveshjes së re do të jetë deri në vitin 2022, teksa do të përfshije edhe një rritje page nga 800 mijë Euro në sezon deri në 2.5 mln euro. Në kontratën e re do të ketë një klauzolë të dyfishtë, me shifrën që do të variojë nga klubi i interesuar për lojtarin.
Gabigol përleshet me bashkëlojtarin e tij
Lojtari në pronësi të Interit, Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol thuhet se ishte përfshirë në një grindje me një shok skuadre te Benfika në prag të disfatës 5-0 të së martës në Bazel. Një video e lëshuar nga transmetuesi portugez “RTP” tregon pamjet ku Gabigol shihet duke u përleshur me mbrojtësin Zhardel, i cili është edhe bashkëkombës i tij. Nuk dihet arsyeja e përleshjet se dy lojtarëve të Benfikas, por u desh intervenimi i bashkëlojtarëve për t’i ndarë. Benfika ka humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit, ndërkohë që 21-vjeçari ka dështuar të shënojë në tri paraqitje për Shqiponjat që kur u bashkua me huazim nga Interi. Përleshja e tyre thuhet se ka ndikuar në paraqitjen e dobët të skuadrës së madhe portugeze, në humbjen e thellë 5-0 nga Bazeli. Drejtuesit e klubit po mendojnë të marrin masa për dy futbollistët, të cilët pritet t’i marrin dënimet brenda kësaj jave.
FIFA dënon Allin me një ndeshje
FIFA ka dënuar Dele Allin me një ndeshje pas gjestit që e bëri në fitoren e Anglisë kundër Sllovakisë me rezultat 2 me 1. Alli ngriti gishtin e mesëm ndaj bashkëlojtarit të tij Kyle Walker derisa menaxheri Gareth Southgate e ftoi 21-vjeçarin për dy ndeshjet e mbetura të eliminatoreve të Botërorit. Mesfushori do të mungojë në ndeshjen kundër Sllovenisë
Barcelona rivalizon Realin për Vernerin
Gjiganti spanjoll, Barcelona i është bashkuar interesimit në sulmuesin e talentuar gjerman të RB Laipzigut, Timo Verner. Talenti gjerman ka pasur një sezon fantastik vitin e kaluar duke shënuar shumë gola dhe dhuruar asistime për bashkëlojtarët. Ndeshjet e mira të tij bënë që Verner të ftohet nga kombëtarja e Gjermanisë, ndërsa skuadra të mëdha si Liverpuli dhe Real Madridi i vunë pas tij. Sipas “El Mundo Deportivo”, Barcelona është gjithashtu e interesuar, pasi ka shtuar Vernerin në një listë të ngushtë të sulmuesve, pasi kërkojnë të mbulojnë Luis Suarezin. “Unë jam i lumtur në Laipzig dhe kur jam në fushë mendoj vetëm për Laipzig. Tani për tani nuk po mendoj për Real Madridin apo ndonjë klub tjetër, por natyrisht më bën të lumtur të lexoj se Real Madridi është i interesuar për mua. Do të ishte një gënjeshtër të thuhet se nuk më intereson”, ka thënë Verner.