Shet Tadibon për ti rritur fondet për transferimin e Lautaros
Barcelona ka vendosur që në verë të shesë mbrojtësin Jean-Clair Todibo. Klubi katalunas dëshiron t’i rrit fundet për të bërë ofertën për yllin e Interit, Lautaro Martinez, andaj janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Todibon. Todibo momentalisht është huazim te Schalke, skuadra e cila ka mundësinë e blerjes për 25 milionë euro. Mirëpo, thuhet se Evertoni dhe Bayer Leverkuseni gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e lojtarit.
Napoli favorit për Gabriel
Napoli shihet si kandidati kryesor për të transferuar mbrojtësin e Lilles, Gabriel. Gabriel e ka dëshmuar vetën si një ndër mbrojtësit që mund të shkëlqejë në të ardhmen dhe shumë klube janë duke monitoruar situatën e brazilianit. Sipas France Football, Napoli është duke prirë garën shkaku i trajnerit Gennaro Gattuso, i cili ka impresionuar lojtarin duke i premtuar vendin në formacionin e parë. Marrëveshja e tillë, gjigantit italian do t’i kushtoi plotë 30 milionë euro. Real Madrid dhe Everton janë dy skuadrat e tjera të interesuara për brazilianin.
Roma bënë ofertën e parë për Kean
Roma është favorite për të nënshkruar me sulmuesin italian Moise Kean. Giallorosët prej kohësh janë duke e kërkuar talentin italian, i cili nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez. Evertoni e bleu për 27 milionë euro, por Kean nuk ka arritur të bind klubin anglez dhe pritet të largohet. Roma duket favorite për të nënshkruar me lojtarin, pasi edhe dëshira e tij është të luaj me Giallorosët ku aty do ta gjejë shokun e tij të ngushtë Nicolo Zaniolo. Kryeqytetasit kanë bërë tanimë ofertën e parë zyrtare, duke ofruar dy milionë euro për huazimin një vjeçar. Përpos dy milionë eurove për huazimin e tij, Roma i ka ofruar edhe 22 milionë euro Evertonit për blerjen përfundimtare në vitin 2021.
Higuain pritet të luaj me një skuadër me vëllanë e tij
Gonzalo Higuain ka vendosur që të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror. Sulmuesi argjentinas pritet të vazhdoj karrierën jashtë kufijve evropianë, pasi e ardhmja e tij shihet në elitën e futbollit amerikan MLS. 32-vjeçari është në bisedime me skuadrën amerikan DC United, ku pritet t’i bashkohet vëllait të tij Federicos. Higuain. Lojtari është në bisedime me klubin DC United, ku do të bashkohej me vëllanë e tij Federicon, që përpos që është futbollist aty kryen edhe rolin e zëvendës trajnerit. Mediat italiane dhe ato amerikane e kanë bërë fakt të kryer transferimin e Higuainit në MLS, por pritet të vendoset vetëm shuma e transferimit të tij. Ish-sulmuesi i Napolit, pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me DC United me një pagë prej gjashtë milionë eurove në sezon.