Tottenhami e Arsenali në garë për Lovrenin
Dejan Lovren pritet të largohet nga Liverpooli gjatë verës që vjen, ndërsa ka oferta edhe nga Italia, Spanja, Gjermania e Franca. Qendërmbrojtësi kroat nuk po gjen hapësira në ekipin e Jurgen Kloppit dhe largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm. Sipas “Team Talk”, interesim për veteranin e mbrojtjes kanë shfaqur klubet tjera angleze, Tottenhami dhe Arsenali, i cili e do atë në vend të Shkodran Mustafit. Gjithashtu, edhe ekipet nga Italia, Spanja, Gjermania dhe Franca kanë shprehur interesim për përfaqësuesin kroat.
Skuadrat angleze në ‘luftë’ për Rodriguezin
James Rodriguez pritet të përfundojë në kampionatin anglez, Ligën Premier. Rodriguez nuk po arrin të gjej veten në skemat e trajnerit Zinedine Zidane dhe në verë pritet largimi nga Santiago Bernabeu. Sipas gazetës spanjolle Marca, Arsenali është i interesuar për mesfushorin kolumbian, por mund të përballet me konkurrencën të fortë nga rivalët. Edhe Evertoni dhe dhe Wolverhamton duan shërbimet e Rodriguezit në verë. Evertoni mund të ketë avantazhin në garën për Rodriguez për shkak të Carlo Ancelotti, i cili shijoi një lidhje të fortë me 28-vjeçarin gjatë kohës së tyre te Reali.
Milani sytë kah ylli i Napolit
Milani është duke shfaqur interesim për sulmuesin e rivalit, Arkadiusz Milik. Sipas Calciomercato, gjiganti italian planifikon të transferojë një sulmues në verë, sepse në janar shiten Krzysztof Piatek te Hertha Berlin, kurse Zlatan Ibrahimovic është duke menduar pensionimin. Thuhet se Napoli për Milik kërkon plotë 35 milionë euro, vlerë e cila nuk iu ka pëlqyer bordit të “Rosonerëve”. Për Milik thuhet se ka interesim edhe gjiganti anglez, Chelsea.
Tre gjigantët spanjoll në garë për talentin brazilian
Real Madrid, Barcelona dhe Sevilla janë duke garuar për transferimin e mesfushorit të Sao Paulo-s, Igor Gomes. Barcelona ka bërë hapin e parë, pasi drejtori sportiv, Eric Baidal ka udhëtuar në Brazil tetorin e kaluar për t’i shikuar talentët dhe në vëmendje e ka Gomes. Pos tij, Barcelona ka interesim edhe për dy brazilianët tjerë, Igor Liziero dhe sulmuesin Antony. Ndërsa, Real Madrid është duke u munduar fal Rodrygos ta sjellë Gomes-in në “Santiago Bernabeu”. Në kohën e fundit shumë talentë janë transferuar në Spanjë duke përfshirë, Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Reinier Jesus, Renan Lodi dhe Arthur Melo.