Coutinho s’do të kthehet në Anfield
Gazeta angleze “Mirror” raporton se Liverpooli nuk është i interesuar për ta kthyer Philippe Coutinhon në ‘Anfield’. Coutinho do të jetë 28 vjeçar kur të hapet afati kalimtar i verës dhe Redsat nuk shohin asnjë arsye të shpenzojnë për një lojtar të asaj moshe. Coutinho nuk arriti të gjejë veten te Barcelona dhe vitin e kaluar u transferua te Bayern Munich. Por, ai s’po e gjen veten as te Bayerni, që s’do të shpenzojë 120 milionë euro për brazilianin, shifër e vendos në marrëveshjen e huazimit, kështu ai do të kthehet në Barcelonë gjatë verës, por do të kërkojë një klub ku do të bënte atë që bënte vite me parë me Liverpoolin.
Barça nuk llogarit në Firpon
Barcelona është e gatshme ta shesë mbrojtësin e majtë, Junior Firpo, sapo të hapet afati kalimtar i verës, raporton Sport. 23-vjecari iu bashkua Barcelonës vitin e kaluar për 20 milionë euro nga Real Betis, por ka dështuar të fitojë një vend në formacion, derisa nuk e ka dëshmuar vetën as kur Jordi Alba ka qenë i dëmtuar. Kështu, Barca ka vendosur të kërkojë një mbrojtës tjetër të majtë. Sport raporton se Firpo mund të jetë njëri prej lojtarëve që Barcelona do t’ia ofrojë Interit për të rrëmbyer sulmuesin, Lautaro Martinez.
Reali nuk do ta shet Valverden
Real Madrid ka marrë vendimin e ri për të mos e shitur mesfushorin, Federico Valverde. Javën e kaluar “Mbretërit” zbuluan se cila do skuadër që e do uruguaianin duhet të paguajë vlerën e ‘çmendur’ prej 500 milionë euro. Ndërsa, spekulimet e shumta e lidhnin Manchester United si favorit për transferimin e Valverdes. Mirëpo, gjiganti spanjoll ka deklaruar se nuk do ta shesë të asnjë skuadër Valverden, pavarësisht çmimit që paguajnë. 22-vjeçari ka besimin e plotë të trajnerit, Zinedine Zidane dhe ia ka zërë vendin mesfushorit, Luka Modric në formacionin startues.
Bellingham preferon Dortmundin
Supertalenti anglez i Birmingham Cityt, Jude Bellingham pritet të refuzojë Manchester Unitedin dhe t’i bashkohet Borussia Dortmundit, njofton gazeta gjermane “Bild”. Bellingham 16-vjeçar ka bërë bujë këtë edicion në Kategorinë e Dytë të Anglisë. Në 32 ndeshje ka shënuar katër gola dhe asistuar tre tjerë. Ai pritet të shkojë hapave të anglezit tjetër Jadon Sancho, që po shkëlqen te Dortmundi në Bundesligën gjermane.