City nuk heq dorë nga Skriniar
Manchester City e dëshiron me patjetër në skuadër qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar. Sipas Calciomercato, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola është admirues i madh i Skriniar, andaj e do në “Etihad” sezonin e ardhshëm. Në mënyrë që Inter ta mbajë në skuadër Lautaro Martinez-in që kërkohet nga Barcelona, “Neurazurët” janë duke konsideruar mundësinë për të sakrifikuar Skriniar. Vitin e kaluar, City ofroi 65 milionë euro për sllovakun, por oferta u refuzua menjëherë. Raportimet e fundit thonë se gjiganti italian nuk do pranojë ndonjë ofertë më të ulët se 80 milionë euro.
Klubi anglez pas Braithwaite
West Ham është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Barcelonës, Martin Braithwaite. 28-vjeçari u transferua në “Camp Nou” si transferim emergjent, pasi Luis Suarez dhe Ousmane Dembele u lënduan duke e lënë Barcelonën vetëm me tre lojtarë. Mirëpo, suspendimi i La Ligas për një kohë të pacaktuar ka hapur mundësinë që uruguaiani të rikthehet nga lëndimi, ndërsa Braithwaite të mos këtë vend te gjiganti katalunas. Barcelona gjithashtu është e lidhur me dy sulmuesit, Lautaro Martinez dhe Neymar, andaj mendon ta shesë Braithwatite. Thuhet me se shumti interesim ka West Ham, të cilët do paguajnë kartonin e lojtarit.
Reali i bashkohet garës për Upamecanon
Real Madrid është duke treguar interesim për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano. Upamecano me paraqitje të mira ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë, ndër to edhe Realit. Sipas AS, trajneri Zinedine Zidane është i interesuar për të bërë tri transferime, yllin e Rennes, Eduardo Camavinga, sulmuesin e Lyon, Rayan Cherki dhe Upamecanon në verë. Për transferimin e francezit, “Galaktikët” duhet të aktivizojnë klauzolën e blerjes për 55 milionë euro. Por, duhet të mposhtin skuadra e tjera si Arsenal, Barcelona dhe Bayern Munich të cilat e duan lojtarin gjithashtu.
Arsenali favorit për Rodriguezin
Arsenal është klubi favorit për të transferuar mesfushorin e Real Madrid-it, James Rodriguez. Kolumbiani ka bërë vetëm 13 paraqitje këtë sezon duke shënuar një gol dhe kontribuar me dy asistime. Sipas Marca, Arsenal është favorit për të transferuar James, ndërsa Juventus e Napoli gjithashtu kanë interesim. Vlera e tij momentale në Transfermarkt është 40 milionë euro dhe thuhet se nëse paguhet kjo vlerë, “Mbretërit” do e lejojnë të largohet. Kolumbiani ka humbur besimin e trajnerit, Zinedine Zidane dhe kjo vërehet pasi nuk ka luajtur që nga tetori.