Dëmtimi i Keane ka detyruar drejtuesit e Tottenhamit të hidhen në merkato për t’i siguruar trajnerit Mourinho një përforcim ideal për reaprtin e avancuar. Sipas mediave angleze, Spurs-at janë futur fuqishëm në garë për kartonin e Olivier Giroud të Chelsea-t, të cilit i kanë ofruar një kontratë për një vit e gjysmë. Francezi kërkohet edhe nga Interi, por zikaltrit i kanë shtyrë bisedimet për në merkaton e verës, kështu që kalimi te Tottenhami që në janar duket një mundësi konkrete, pasi 33-vjeçari kërkon të aktivizohet sa më shumë për t’u grumbulluar me Francën për “Euro 2020”.
Daniel Sturridge mund të rikthehet në Premier League. Ish-sulmuesi i Chelsea-t dhe Liverpoolit, që aktualisht aktivizohet në kampionatin turk me skuadrën e Trabzonsporit, ekip me të cilin ka një kontratë për 18 muaj, ka përfunduar në “radarët” e klubit të Aston Villas. Drejtuesit e ekipit nga “Villa Park” i kanë paraqitur ofertën e parë skuadrës turke, 5 milionë eruro për kartonin e 30-vjeçarit anglez, i cili në këtë sezon në 13 ndeshje ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste.
Milan Badelj mund të rikthehet te Lazio para se të përfundojë huazimin te Fiorentina, ku u transferua gjatë verës së kaluar për një sezon. Mesfushori ka përfunduar në stol, pasi trajneri Iachini nuk e konsideron pjesë të projektit të tij teknik dhe për këtë ai ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit vjollcë. Rikthimi i 30-vjeçarit te bardhekaltrit që në janar do t’i mundësonte trajnerit Simone Inzaghi një përforcim më shumë në mesfushë. Me largimin e kroatit Fiorentina do të kursente disa milionë në arkat e saj, që më pas do të përdoren për merkaton e ardhshme.
Jo vetëm Suso. Drejt largimit nga Milani është edhe sulmuesi polak Piatek. Në mungesë të hapësirave te kuqezinjtë pas mbrritjes së Ibrahimovic dhe kapërcimit të hierarkive nga Leao dhe Rebic, Piatek është shndërruar në zgjedhjen e 4-t të Piolit në sulm dhe për këtë arsye dëshiron me çdo kusht të gjejë një skuadër të re ku mund të luajë rregullisht për të mos humbur grumbullimin me përfaqësuesen polake në Euro 2020. Sëfundmi për Piatek ka shfaqur interes Hertha e Berlinit. Boban dhe Maldini kanë refuzuar ofertën e parë të klubit gjerman, por kanë pranuar ofertën e dytë që varionte nga 27 deri në 28 milionë euro plus bonuset. Megjithatë për momentin mungon akordi mes Herthas dhe futbollistit mbi kushtet e kontratës por shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje dhe Piatek mund të transferohet në Bundesliga.