Interi në bisedime me Bordeaux për brazilianin Malcolm
Braziliani Malcolm, i cili luan te Bordeaux në Francë, mund të jetë goditja e madhe e Interit në merkato. Presidenti i francezëve, Stephane Martin, ka takuar në Milano drejtuesit zikaltër, të cilët i kanë shprehur qëllimet e tyre për të nënshkruar me 21-vjeçarin. Malcolm, i cili ndiqet edhe nga Bayerni i Mynihu, që e shikon si zëvëndësuesin ideal të Robben, ka një kontratë deri në vitin 2021 me Bordeaux, ndërkohë që një problem për kalimin e tij në Milano është vlera e lartë e kartonit, e cila llogaritet në rreth 50 milionë euro.
Strootman është i pari që del në “treg”
Ka nisur tashmë periudha e shitjeve të lojtarëve, të cilët kanë më pak vlerë në klub, për të përmirësuar financat që do të përdoren për përforcime të reja. Edhe Roma duket se ka filluar nga puna, e cila pasi bleu Coric dhe Marcano ka menduar të nxjerr në shitje Kevin Strootman. Me 100 milion euro të fituara nga arritjet në Champions League dhe me sponsorët e rinj, Roma ndodhet në një ekuilibër shumë të mirë ekonomik. Arkëtimi i holandezit Kevin Strootman do ja rrisin edhe më shumë buxhetin. Mesfushori duket se do të jetë i sakrifikuari nga ana e Romës dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Sa shumë kërkesa për Ben Arfa
Hatem Ben Arfa mund të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm. Sulmuesit i përfundoi kontrata më skuadrën kampione të Francës, PSG, dhe tashmë shumë ekipe interesohen për shërbimet e tij. Sevilla, Valencia, Real Betis dhe Villarreal janë skuadrat spanjolle të cilat kanë shprehur interes për 31-vjeçarin, që gjatë sezonit që sapo u mbyll nuk luajti asnjë takim në “Parc de Princes”. Ben Arfa lidhet edhe me një rikthim të mundshëm te Lyon, ndërsa edhe skudrat turke si Besiktas apo Fenerbahce kërkojnë të nënshkruajnë me mëngjarashin.
Cazorla kthehet te Villarreali
Santi Cazorla është rikthyer te Villarreali teksa vazhdon me rehabilitimin pas lëndimit të pësuar sa ishte tek Arsenali. Mesfushori u lirua prej “Topçinjve” në fund të sezonit dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga tetori i vitit 2016. 33-vjeçari ishte edhe më herët te “Nëndetësja e Verdhë”, ku kaloi katër sezone nga viti 2007 deri më 2011.