Barcelona gjen zëvendësuesin Suarez
Barcelona po përgatitet për një investim të jashtëzakonshëm në merkato, për të zëvendësuar Luis Suarez. “Don Balon” ka shkruar se katalanasit, pasi fituan titullin e shtatë në dhjetë sezonet e fundit në La Liga, po planifikojnë largimin e Suarez dhe në vend të uruguaianit pritet që në “Camp Nou” të shkojë Harry Kin. Faqja spanjolle në internet ka shkruar se Barcelona ka përgatitur një investim prej 250 milionë eurosh për të marrë “yllin” e Totenhemit, ku përfshihet paga e tij e sezonit të parë dhe paràtë që do t’i jepen londinezëve. Kin ka shënuar 81 gola në 102 ndeshje të luajtura në Premier Ligë në tre sezone si titullar me Totenhemin dhe kjo ka bindur Barcelonën të investojë 250 milionë euro.
Roma kthen sytë nga e ardhmja në merkato
Roma ka nisur të shohë për të ardhmen pasi i ka shkuar shumë pranë finales së “Champions League” në këtë sezon. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar se mund të ketë largime të bujshme në verës, por ndryshe nga sezonet e tjera do të shihet aspekt taktik më shumë se ai ekomomike, sepse arritja deri në ndeshjen e parafundit të “Champions” ka mbushur arkat e klubit. Objektivi është përforcimi i ekipit të Di Françesko me emra të rinj dhe janë dy objektiva që janë kontaktuar nga drejtori sportiv Monçi: Ante Çoriç, mesfushori i lindur në vitin 1997 që luan me Dinamon e Zagrebit dhe Xhastin Klaivert, holandezi i lindur në vitin 1999 që luan me Ajaksin dhe për djalin e ish-sulmuesit të Holandës, Patrik Klaviert duhet mposhtur konkurrenca e Mançester Junajtedit.
Një tjetër lojtari i Çellsit drejt Dortmundit
Çellsi mund të largojë Tiemoue Bakajoko, të cilin e bleu për 60 milionë euro gjatë merkatos së verës së kaluar, teksa Borussia Dortmund është interesuar për shërbimet e francezit. “The Sun” ka shkruar se gjermanët e kanë konsideruar shumë të lartë çmimin e francezit dhe kanë kërkuarën huazimin e tij me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit. Sipas “Sport 1”, Antonio Konte është dakord me këtë ide dhe lojtari mund të luajë në “Ëestfalenstadion”, sezonin e ardhshëm. Që kur u ble nga Monako, Bakajoko ka luajtur shumë pak te Çellsi dhe ka humbur vendin te kombëtarja franceze që do të luajë në Kupën e Botës. Ai mund të bëhet një tjetër rast si belgu Batshuaji, që vuajti te Çellsi, por shkëlqeu kur u huazua në Dortmund.
Rudi Garsia e dëshiron Benatian
Finalistja e Liga Evropës, Olimpik Marsejë e drejtuar nga Rudi Garsia kërkon që të përforcojë skuadrën për vitin e ardhshëm. Francezët kanë hedhur sytë nga Seria A, dhe duan në transferojnë në “Velodrome” mbrojtësin maroken të Juventusit, Mehdi Benatia. Marokeni pëlqehet shumë nga trajneri Garsia, me të cilin ka punuar edhe gjatë kohës kur drejtonte skuadrën e Romës.