Bernat mund të kthehet në Spanjë
Huan Bernat, mbrojtësi i Bajern Munih, mund të kthehet në Spanjës. Sipas “Super Deporte”, ish-lojtari i Valencias, ka qenë në Madrid, ku ka darkuar në të njëjtin restorant me Diego Simeonen. Sipas mediave spanjolle, kjo tregon se lojtari mund të transferohet tek Atletiko Madridi në të ardhmen. 24-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje me Bajernin në këtë sezon të Bundesligas dhe duket se është në kërkim të një ekipi që mund t’i garantojë më shumë hapësira.
Roma nuk po rinovon me Florenzin
Duel në merkato mes Juventusit dhe Atletiko Madridit. Të dyja klubet janë vendosur në gjurmët e Alessandro Florenzit të Romës. Mesfushori ka kontratë me klubin verdhekuqt deri në vitin 2019 dhe palët ende nuk kanë nisur bisedimet për marrëveshjen e re. Nga ana tjetër, Juventusi dhe Atletiko i ofrojnë pagë më të lartë 26-vjeçarit krahasuar me atë që fiton aktualisht te Roma. Florenzi është produkt i akademisë së Romës dhe gjatë gjithë karrierës është aktivizuar vetëm me këtë ekip.
Ia rrisin pagën për të mos u larguar
Te Totenhemi nuk dëshirojnë të humbasin trajnerin Maurisio Poketino. Drejtuesit e “Spurs” kanë nisur punën për rinovimin e kontratës me teknikun argjentinas, duke parë edhe interesin e madh nga shumë klube të tjera evropiane. Numri një i klubit anglez, Daniel Levy, është shumë i kënaqur me punën e Poketino, dhe për ta bindur për të qëndruar kërkon t’i përmirësojë pagën vjetore duke e rritur atë në 7.5 milionë euro në sezon, nga 6.1 milionë që përfiton aktualisht, teksa kohëzgjatja e saj do të jetë deri në vitin 2021.
Ndihem mirë në Paris
Transferimi te Barcelona, të paktën në të ardhmen e afërt nuk është në planet e Marko Verrattit. Italiani i Paris Sen-Zhermen s’e mendon veten me fanellën e klubit katalanas, kjo pasi për momentin ndihet shumë mirë në “Parc des Princes”. Mesfushori 25-vjeçar beson shumë te projekti i parisienëve dhe dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë në Paris. Gjithsesi në të ardhmen e largët, Verratti nuk e përjashton mundësinë e firmës me Barcelonën.