Shik do të mungojë 15 ditë
Roma ka konfirmuar se Patrik Shik do të mungojë 15 ditë për shkak të lëndimit në muskuj. Sulmuesi çek iu bashkua romakëve këtë verë nga Sampdoria, por ka pasur vetëm një paraqitje me Veronën pasi më pas u lëndua. “Patrik Shik kreu testet e radhës. Këto konfirmuan lëndimin dhe do t’i duhen 15 ditë për rehabilitim”, ka njoftuar klubi. Ai pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Udineses, Qarabagut dhe Milanit.
Dembele shpreson të kthehet për “El Clasico”
Përforcimi më i madh i Barcelonës në afatin kalimtar të verës, Ousmane Dembele, ka treguar vendosmërinë e tij për t’i ndihmuar Barcelonës menjëherë pas rikuperimit nga operacioni i fundit. Përforcimi i ardhur nga Borussia Dortmund ka pyetur stafin mjekësor nëse do të jetë në gjendje të rikthehet me kohë për të luajtur në El Clasico, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”. Francezi ka pyetur mjekët nëse do të mundë të luajë kundër Real Madridit në El Clasico, e cila luhet më 23 dhjetor. Dembele iu bashkua Barcelonës gjatë verës për 145 milionë euro.
Arsenali transferon futbollistin e Sitit
Arsen Venger, ka treguar interes për Rahim Sterling, sulmuesin anglez të Mançester Sitit. Sterling te Siti u transferua nga Liverpuli në vitin 2015 derisa na janar mund ta vazhdojë karrierën në Londër te Arsenali. Gazeta angleze ‘Daily Mirror” shkruan Venger e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojën e futbollisti anglez. Sterling në 69 ndeshje me Arsenalin ka shënuar 16 gola. Arsenali nuk e nisur mirë këtë edicion pasi që në pesë ndeshjet e para të Premier Ligës ka arritur dy fitore, një barazim dhe dy humbje.
Milani nuk dorëzohet për Donnarumman
Drejtuesit e Real Madridit kanë nisur gjahun për ta gjetur një portier të ri, pasi nuk llogarisin më në Kejlor Navasin. Sipas “Ok Diario”, Los Blancos po mendon që gjatë verës t’i bëjë një ofertë Milanit për Gjianluigji Donnarumma. Reali e kishte kërkuar portierin e Italisë edhe gjatë kësaj vere, por ai vendosi që të vazhdojë kontratën me Rossonerët. Por, nëse Milani refuzon ta shesë portierin, Real mund ta blejë Donnarumman për 70 milionë euro, shifër e caktuar në klauzolë pas nënshkrimit të kontratës së re. Por, Los Blancos ka edhe dy opsione tjera. Fjala është për David De Gean, një objektiv i vjetër, dhe Kepa Arrizabalaga (Athletik Bilbao).
Barcelona blen lojtar në Bundesligë
Drejtuesit e Barcelonës po mundohen që ta transferojnë me mesfushorin e Shalkes, Leon Goretzka, shkruan “Mundo Deportivo”. Goretzka ka kontratë me ekipin gjerman deri në fund të sezonit, derisa Barcelona po mundohet që ta transferojë qysh në janar. Sipas Mundo Deportivos, Barcelona për të mos rrezikuar, është e gatshme që ta blejë gjermanin gjatë janarit (10-15 milionë euro). Por, Barcelona do ta ketë edhe konkurrencën e gjigantit gjerman, Bajern Munihut për Goretzkan.