Milinkoviç-Saviç qëndron te Lacio
Presidenti i Lacios, Claudio Lotito “blindon”, Sergej Milinkoviç-Saviç. Gjatë një interviste për mediat italiane, numri një i bardhekaltërve deklaroi se nuk i intereson asnjë ofertë apo shumë e madhe që mund të vijë në drejtim të futbollistit, pasi mesfushori nuk është në shitje. Lotito pohoi se 22-vjeçari është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e klubit dhe se ai nuk ka ndërmend ta shesë serbin. Ai shtoi se edhe dëshira e Milinkoviç-Saviç është të qëndrojë te Lacio.
Emersonin e do Liverpuli
Pas prishjes së marrëveshjes me Guangzhou Evergrande për transferimin në Kinë të Radja Nainggolan, drejtori sportiv i Romës, Monchi duhet të shesë një lojtar tjetër të madh për të rregulluar çështjen e “fair-play” financiar. Sipas mediave italiane, i sakrifikuari mund të jetë Emerson Palmieri, i cili me shumë mundësi do të transferohet në Premier Ligë te Liverpuli për shumën e 25 milionë eurove.
Batshuaji do largohet nga Çellsi
Miçi Batshuaji pritet të largohet nga Çellsi, pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Antonio Konte. “Blutë e Londrës”, të cilët kërkojnë me ngulm Endy Kerroll të Uest Hemit, janë gati të përfshijnë në tratativë kartonin e 24-vjeçarit që pëlqehet shumë nga trajneri David Mojes. Në garë për shërbimet e belgut janë edhe spanjollët e Seviljës, që kanë kohë në ndjekje të futbollistit.
“Busquets, ëndrra e Al-Khelaifit”
Ish-agjenti për zbulimin e talenteve te Nice, Xhonatan Beilin, ka thënë se PSZH janë të etur të nënshkruajnë me mesfushorin e Barcelonës, Sergio Buskets. Sipas tij, ëndrra dhe objektivi primar për presidentin e PSZH-së, Nasser Al-Khelaifi, është mesfushori i Barcelonës. “Në mesfushë, Nasser ëndërron të sjellë Busketsin, por pas Nejmarit duket me të vërtetë e pamundur”, ka thënë Beilin. “Por, nuk i dihet – gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi agjenti i talenteve. Al-Khelaifi thuhet se e sheh Busketsin si zëvendësim të duhur për brazilianit, Tiago Motta, i cili duket se po numëron ditët tek parisienët.