Arsenali pret ofertën e Sitit për Sançezin
Tek Arsenali, Aleksis Sançez konsiderohet pothuajse i larguar dhe drejtuesit presin vetëm ofertën nga Mançester Sitit për lojtarin, i cili është në fund të kontratës me “topçinjtë”. Duke parë situatën klubi ka nisur punën për pasuesin e kilianit, i cili pritet të jetë Pierr-Emerik Aubumejang, me këtë të fundit që ka prishur raportet me Borussian e Dortmundit. Me një ofertë prej 40 milionë eurosh Dortmundi do të pranonte largimin e Aubamejang ndërsa Arsenali do të kishte pasuesin ideal të Sançez, por do të zgjidhte edhe problemin me sulmin dhe me lojtarin rebel që nuk pranoi të rinovonte kontratën.
Kepa nënshkruar për Realin
Kepa Arrizabalaga tashmë ka nënshkruar kontratën, që e lidh atë me Real Madridin. Sipas “AS”, në edicionin e tij të së enjtes, dokumenti i nënshkruar përfshin dy datat e fillimit: janar dhe qershor 2018. Arsyeja është e thjeshtë. Ekipi i bardhë donte që Zidan të vendoste kur erdhi ndërkombëtari spanjoll. Gjithçka tregon se Kepa do të jetë një lojtar i bardhë në këtë merkato të transferimit. Situata e tij te AtletiK është shumë e pakëndshme, që kur largimi i tij, tani, ose në qershor, është një sekret i hapur dhe tifozët nuk e falin atë. Gjithçka varet nga Real Madridi, pasi ai duhet të paguajë klauzolën prej 20 milionë eurosh, me të cilën dalja e portierit është fikse. Portieri ende do të ketë nevojë për 10 ditë të tjera, për të qenë 100 për qind, dhe ekipi i Real Madridit nuk dëshiron ta kryejë operacionin deri në atë moment.
20 mln euro për mbrojtësin e Lill
Pasi doli nga zona e ftohtë e renditjes, Kristal Pallas po punon për t’iu larguar sa më shumë asaj. Kështu, klubi anglez është duke u treguar mjaft aktiv në merkato, ku kërkon të përforcohet veçanërisht në repartin e mbrojtjes. Plot 20 milionë euro ka ofruar Kristal Pallas, për të marrë shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar të Lill, Ibrahim Amadou. Ky i fundit është një futbollist mjaft interesant, i zbuluar nga Bielsa dhe që ka treguar një formë në rritje të vazhdueshme. Me Amadou, Pallas kërkon t’i zgjidhë telashet për mbrojtjen, trajnerit Roj Hodxhson, i cili vazhdimisht është ankuar për probleme dhe mangësi në prapavijë.
Legia angazhon ish-sulmuesin e Arsenalit
Legia e Varshavës ka mbyllur marrëveshjen për të marrë shërbimet e ish sulmuesit të Arsenalit, Eduardo Da Silva. Braziliani ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas është prezantuar para dashamirëve të klubit. Ndryshe, në moshën 34-vjeçare, Eduardo së fundi ka luajtur te Atletiko Paranense, në Brazil, ndërsa që pas largimit nga Arsenali, është aktivizuar në skuadra si Dinamo Zagreb dhe Shakhtar Donetsk..