PSZH ia mbyll dyert Donnarummas
Nuk do të jetë në Francë e ardhmja e Donnarummas. Drejtori Sportiv i PSZH, Antero Henrikue hodhi poshtë të gjithë zërat për një kalim të mundshëm të portierit të Milanit, në “Parc Des Princes”. “Ai është numri një i portës se PSZH-së dhe skuadra nuk ka nevojë për përforcime në këtë repart”, ka thënë Henrikue. PSZH po ashtu në portë e ka edhe portierin gjerman Kevin Trapp.
Uilsher i ngel besnik Arsenalit
Xhek Uilsher, mesfushori i Arsenalit, nuk ka aspak ndërmend të largohet nga Londra. Lajmin e bëri të ditur vetë lojtari në një intervistë për mediat angleze. 25-vjeçari theksoi se dëshiron të qëndrojë te “Topçinjtë” pasi objektivi i tij është të ndihmojë sa më shumë ekipin për t’u ngjitur në klasifikim. Uilshere pohoi se është rritur tek Arsenali dhe e adhuron faktin që luan në Premier Ligë. Futbollisti dhe klubi londinez pritet që shumë shpejt të arrijnë një marrëveshje të re për rinovimin e kontratës.
Svonsi shkarkon trajnerin
Skuadra e Svonsit, e fundit në renditjen e përgjithshme të Premier Ligë pas javës së 18-të, ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Paul Klement për rezultate të dobëta. Ish-ndihmëstrajneri i Realit të Madridit në sezonet 2013-2015 kishte arritur të merrte vetëm një fitoren në 10 ndeshjet e fundit, çka solli dhe largimin e tij nga detyra të cilën e mbante që nga fillimi i 2017-ës. Humbja e fundit që mbushi kupën ishte ajo me Evertonin, 3-1 në “Googison Park”. Kris Uilder dhe Ronald Kuman janë kandidatë për të pasuar Klement.
Uest Hem hyn fuqishëm në merkato
Uest Hem pritet të bëjë goditje të dyfishtë në merkaton e janarit. Sipas mediave angleze, “Hammers” në sesionin dimëror do të përpiqen të afrojnë në skuadër sulmuesin e Liverpulit Danni Ings, dhe mesfushorin e Burnmaut, 27-vjeçarin Harri Arter. Të dy lojtarët pëlqehen nga trajneri David Mojes dhe janë drejt largimit nga klubet respektive.