Iniesta nuk e ka të zgjidhur të ardhmen e tij
Futbollisti që tashmë ka mbushur 33 vjet, nuk e ka të zgjidhur të ardhmen e tij. Barcelona dhe Andres Iniesta vazhdojnë të punojnë në arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës së tij. E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se palët nuk pritet të kenë telashe për arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e qëndrimit të tij në “Camp Nou”. Futbollisti që tashmë ka mbushur 33 vjet, nuk e ka të zgjidhur të ardhmen e tij, përcjell “lajmi.net”. Por, përkundër kontratës së re, Iniesta prapë do të jetë i lirë të vendos për të ardhmen e tij nëse do të pensionohet në “Camp Nou”, apo do ta provojë një aventurë të fundit, larg Spanjës dhe futbollit evropian.
Dembele: Do të kthehem për dy muaj!
Ousmane Dembele foli për herë të parë pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Getafes dhe duke ditur se ai duhet të jetë më shumë se tre muaj jashtë fushave. Ose kështu duket, sepse francezi ka ngarkuar një fotografi në llogarinë e tij në “Instagram”, duke siguruar se ai do të kthehet brenda dy muajsh. Ish-lojtari i Borussia Dortmund ka postuar një fotografi të lojtarëve të Barcelonës me fanellën “Guild, Ousmane”, me të cilën u hodh dje në “Camp Nou”. Pranë fotos, tri zemra. Në hashtag, tre mesazhe: “Së shpejti prapa”, “Më shumë se thurje me grep” dhe “Unë do të kthehem për dy muaj”. Ky është optimizmi i Dembele.
Gundogan dëmtohet sërish
Ilkaj Gundogan është lojtari më i pafat te Mançester Siti. I kthyer titullar për herë të parë që nga dhjetori i vitit të kaluar si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju, ai edhe dje mori një goditje dhe u desh të linte ndeshjen përballë Uest Bromit në Kupën e Ligës. Ishte minuta e 59-të, tifozët e kuptuan se mesfushori nuk mund të luante më, edhe pse deri në atë çast performanca e tij ishte bindëse. Stafi mjekësor i “Qytetarëve” dhe trajneri Pep Guardiola shpresojnë që këtë herë të mos bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, sepse do të ishte një traumë për lojtarin. Brenda pak orëve pritet që Gundogan të bëjë analiza më të hollësishme, për të kuptuar nëse do të mbesë pa luajtur edhe për ca ditë apo javë të tjera.
Monako u zgjatë kontratat dy futbollistëve
Portieri kroat, Danijel Subasiç dhe mbrojtësi italian, Andrea Raggi, kanë zgjatur kontratat e tyre me Monakon. Subasiç, aktualisht i dëmtuar në kaviljen e djathtë, është edhe dy vjet nën kontratë me kampionet e Francës. Ai ka shprehur gjithnjë dëshirën për të vazhduar aventurën me Monako. Ndërsa, Andrea Raggi, një lojtar historik i klubit, ka vazhduar kontratën deri në vitin 2019. Ai është shprehur gjithmonë se e konsideron klubi si “familjen e dytë”. Ai në këtë klub ka ardhur në vitin 2012.
Interi pret një përforcim nga Kina
Mediat italiane raportojnë se klubi nga “Giuseppe Meazza” është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Jiangsu Suning, Aleks Teisheira. Luçiano Spaletti dëshiron të përforcojë sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit. Kurse, “Nerazzurrët” falë pronarëve Suning besojnë se mund ta realizojnë ardhjen e tij në Milano, për pjesën e dytë të sezonit.