Lajme shkurt nga futbolli

11

Gati kontrata e re për Dybalan

Mediat spanjolle janë të bindura se Paulo Dybala do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Realin Madridit dhe Barcelonën. Juventusi ka gati një kontratë të re më të cilën do të blindojë yllin argjentinas. Dybala do të rinovojë marrëveshjen aktuale dhe nga kontrata e re nga 7 milionë euro që përfiton aktualisht në sezon do të arkëtojë 11 milionë euro në vit duke u bërë kështu lojtari më i paguar i bardhezinjëve. Juventusi ka përcaktuar edhe çmimin e “La Joyas” në merkatos që është 230 milionë euro.

Xheko në vend të Levandovskit

Bajern Munih synon të transferojë në “Allianz Arena” Edin Xhekon. Skuadra e drejtuar nga Jupp Hejnkes ka shfaqur interes për sulmuesin e Romës, siç raporton “BeIN Sports”. Klubi bavarez e konsideron 31-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Robert Levandovski. Bundesliga nuk është një kampionat i panjohur për Xhekon, përkundrazi, sulmuesi është aktivizuar në radhët e Volfsburg, nga viti 2007 deri në 2011, teksa këtë sezon boshnjaku po paraqitet shumë mirë me fanellën verdhekuqe.

Presidentja e Ligës Franceze i dërgon letër Çeferinit

Presidentja i Ligës Profesioniste të Futbollit Francez, Natali Boj de la Tour, i ka dërguar një letër UEFA-s, nëpërmjet së cilës akuzon homologun e tij të Ligës Spanjolle, Havier Tebas, për deklaratat e tij rreth të ashtuquajturave “lojëra financiare” të PSZH. “Këto deklarata, – shkruan Boj de la Tour në letrën që i është dërguar presidentit të UEFA-s, Çeferin, – janë ndërhyrje në funksionimin e Ligës Profesioniste dhe ofendojnë PSZH dhe futbollin francez.” Boy de la Tour i është bashkuar protestës së Federatës Franceze të Futbollit, që i ka kërkuar Havier Tebasit të ndalë sulmet ndaj PSZH, përndryshe, do të përballen në gjyq.

Mesfushori i Napolit ndiqet nga Arsenali

Arsenal ka shfaqur interesimin për mesfushorin e Napoli, Xhorginjo, sipas asaj që bën të ditur shtypi në Itali. Futbollisti i kombëtares italiane ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra që kryeson Serie A me 10 fitore në 10 ndeshjet e para. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercato”, Arsenali mund të investojë te 25-vjeçari në verën e ardhshme. “Interesimi i Arsenal është i vërtetë”, – tha Joao Santos, menaxheri i futbollistit, për një radio italiane. – Pas ndeshjes kundër Palermos, në fund të sezonit të kaluar, drejtuesit e Arsenalit dhe ata të Real Madridit na bënë disa pyetje. Faktikisht më shumë ishin komplimente sepse biseda merkatoje, prandaj nuk u bë asgjë, por në verë situata mund të ndryshojë”, deklaroi Santos. Xhorginjo ka lindur në Brazil, por ka pasaportë italiane dhe është pjesë e kombëtares “axurre”.

Barcelona tremb Interin

Milan Shkriniar është surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni në Serinë A italiane. Sllovaku i transferuar gjatë verës nga Sampdoria te Interi për 23 milionë euro është shndërruar në liderin e ri të prapavijës zikaltër. Si rezultat i kësaj për sllovakun kanë nisur të interesohen shumë klube të mëdha dhe për Interin nuk do të jetë një mision i thjeshtë ta mbajë në ekip edhe vitin e ardhshëm. Barcelona po mendon seriozisht për sllovakun të cilin e shikon si partnerin ideal të Xherard Pike në qendër të mbrojtjes edhe pse francezi Samuel Umtiti po paraqitet mirë në këtë sezon.

Comments are closed.