Evertoni pas mesfushorit të Juves
Që kur Carlo Ancelotti mori rolin e menaxherit, Evertonit ka ndryshuar qasjen në Premier League. “Toffees” kanë fituar gjithnjë e më shumë tërheqje edhe në treg: tani synime të klubit nga Liverpool janë Adrien Rabiot i Juventusit dhe Gianluca Mancini i Romës. Qëllimi kryesor mbetet lojtari i Juventusit, kështu që ka pasur kontakte me agjenten e lojtarit. Ai është shumë i lidhur me Ancelottin. Juve dëshiron 30 milion € (£26m/$36m) për lojtarin, një shifër kjo që konsiderohet shumë e lartë.
Reali insiston për transferimin e Torres
Real Madridi e ka prioritet ta përforcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm. Kampioni në fuqi i Spanjës synon të përforcohet në radhët e mbrojtjes me mbrojtësin spanjoll Pau Torres që po shkëlqen me Villarealin. Marca ka raportuar se Torres është top prioritet i madrilenëve për repartin defensivë, së bashku me Jules Kounden e Sevillës. Për të arritur deri tek qendërmbrojtësi spanjoll, Reali do të duhej të shpenzonte rreth 50 milionë euro. Vlend të përmendet se interesim për spanjollin kanë shfaqur edhe Chelsea, Bayern Munich dhe Manchester United.
United gati t’ia plotësojë kushtet Comanit
Manchester United është i gatshëm të paguajë kërkesat e Kingsley Coman për ta bindur atë të largohet nga Bayern Munchen. Bild shkruan se Bayern Munich ka frikë se Coman mund të bashkohet me United këtë verë. Marrëveshja aktuale e Coman me Bayern skadon në 2023 dhe kampionët gjermanë janë të etur që të lidhin kontratë të re me të. Sidoqoftë, Bayern është i shqetësuar se anësori francez mund ta kthejë kokën nga United. Raporti shkruan se United do të ishte i gatshëm të paguante 24-vjeçarin deri në 300 mijë euro në javë për ta joshur atë të kalojë në Ligën Premier.
Barcelona refuzoi Alabën shkaku i pagës
Barcelona kishte dashur ta transferojë David Alabën në vitin 2018 mirëpo ishin tërhequr shkaku i kërkesave të tij për pagë, pohon Mundo Deportivo. Raportohet që nëse austriaku do ta merrte pagën e njëjtë te katalunasit të cilën e merrte te bavarezët atëherë do të bëhej lojtari i dytë më i paguar në ekip pas Lionel Messit. Ndërkaq tani është bërë e ditur që ai do të largohet nga “Allianz Arena”, mirëpo ende nuk dihet sigurt se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.