Draxleri, dëshira e Arsenalit
Arsenali po vazhdon interesimin për Julian Draxlerin. “Topçinjtë” kanë nisur bisedimet me Paris Saint-Germanin për të shikuar mundësin e transferimit të sulmuesit. Klubi anglez i ka ofruar PSG-së shërbimet e Matteo Guendouzit, për Draxlerin. Draxler është në vitin e fundit të kontratës me francezët dhe nuk e ka vazhduar ende atë. 27-vjeçari është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 kur u transferua nga Wolsburgu.
Sancho në shitje
Të martën mediat gjermane kanë raportuar se klubi ka vendosur ta nxjerrë në shitje talentin anglez. Sancho është kërkuar me ngulm nga Manchester Unitedi, që tentoi transferimin e tij para fillimit të këtij sezoni por ishte klubi gjerman që kërkonte 110 milionë euro për ta lënë të lirë. 20-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023. Ai këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë 13 asistime.
Di Maria kërkohet nga klubi anglez
Futbollisti i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria është bërë objektivi i ekipit anglez, Tottenham Hotspur, raporton L’Equipe. Kontrata e argjentinasit skadon në verë dhe ende nuk ka diçka konkrete rreth rinovimit të saj me klubin parisien. Por, kjo lëvizje mund të anulohet nga vet Di Maria. Kjo pasi që argjentinasi në vitin 2014 pati nënvlerësuar klubin londinez. “Dhemb shumë kur ti çdoherë e bën më të mirën tënde dhe dëgjon se mund të shkosh në Tottenham” – pati thënë Di Maria për Marcan. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i ish-yllit të Real Madridit, i cili mbush 33 vjeç muajin tjetër. Di Maria është pjesë e PSG-së që nga viti 2015, ndërsa në 160 paraqitje ka shënuyar 49 gola, duke qenë prej lojtarëve më të rëndësishëm në “Parkun e Princave”.
Barcelona do t’ia zgjasë kontratën Dembeles
Klubi spanjoll, Barcelona po kërkon të rinovojë kontratën e sulmuesit francez, Ousmane Dembele. Marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2022. Pra, Dembele ka kontratë edhe një vit e gjysmë me klubin katalunas. Onda Cero raporton se lojtari nuk është fare në nxitim. Dembele ka luajtur për Barcelonën 111 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola. Që nga transferimi i tij nga Dortmundi në vitin 2017, shumicën e kohës e ka kaluar me lëndime, që kanë ndikuar shumë në karrierën e tij.
Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Allegrit
Massimiliano Allegri dhe Roma raportohet se tashmë kanë lidhur një kurorëzim në një kontratë rreth pesë milionë euro në sezon. Giallorrossët po i ndajnë rrugët me Paulo Fonsecan dhe tashmë kanë një akord me ish-strazegun e Juventusit. Allegri njihet si një trajner që luan lojë sulmuese dhe sipas asaj që raporton Calciomercato, ai ishte kontaktuar nga Chelsea dhe Napoli. Mirëpo, trajneri italian i ka kthyer mbrapa që të dyja klubet, duke u thënë se ai tashmë ka një marrëveshje me Romën. Mediumi italian raporton se Allegri brenda disa ditësh do të jetë trajner i Romës, me Fonsecan që do t’i lirojë rrugën. Në anën tjetër, Chelsea po i siguron shërbimet e Thomas Tuchellit që është i papunë, që nga shkarkimi nga Paris Saint-Germain. Napoli po tenton që të rikthejë Maurizio Sarrin, pasi tashmë kanë humbur besimin në Gennaro Gattuson.
Milani kërkon huazimin e Martinezit
Skuadra e Milanit ka kërkuar huazimin e mbrojtësit të Ajaxit, argjentinasit Lisandro Martinez. Mediumet italiane kanë shkruar të hënën se Milani po insiston në huazimin e tij me detyrim të blerjes në verë për 20 milionë euro. Megjithatë, Ajaxi po preferon ta shesë 23-vjeçarin, i cili ka tërhequr vëmendjen edhe të skuadrave tjera të Evropës. Martinez në verën e vitit 2019 iu bashkua Ajaxin nga Defensa dhe me ekipin holandez ka kontratë deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Ai këtë edicion ka 18 ndeshje dhe dy gola të shënuar në të gjitha garat. Martinez vitin e shkuar ka debutur te Argjentina.
Klopp e kërkon me ngulm Alaban
Jurgen Klopp po e dëshiron me ngulm transferimin e David Alabas nga Bayern Munichu. Mbrojtësi austriak ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bavarezët dhe po e kërkon largimin në këtë verë si lojtar i lirë. Por, sipas asaj që raporton Daily Mirror, Klopp po insiston që Liverpooli t’i marrë shërbimet e Alabas në këtë afat kalimtar të janarit. Mirëpo, The Reds janë në dijeni se do e kenë të vështirë transferimin e austriakut, që po ashtu kërkohet edhe nga Barcelona e Real Madridi. Los Blancos fillimisht ishin parë si favoritë, mirëpo tani duket se po rivalizohen ashpër nga katalunasit. Agjenti i tij, Pin Zahavi ka raporte të mira me Joan Laportan dhe aktualisht raportohet se Alaba po pret telefonatë nga Barcelona.