Evertoni mendon rikthimin e Mojs
Dejvid Mojs mund të rikthehet në krye të skuadrës së Evertonit. Rezultatet negative në këto nëntë javë të para në Premier Ligë i rrezikojnë seriozisht vendin trajnerit aktual, holandezit Ronald Kuman. Ekipi nga Liverpuli nën drejtimin e Kkuman ka arritur të grumbullojë vetëm shtët pikë nga 27 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e 18-të në renditje, pra në zonën e rënies nga kategoria. Humbja e thellë me Arsenalin e ka thelluar akoma më shumë krizën në skuadër dhe drejtuesit e klubit po mendojnë seriozisht për një zëvendësues. Sipas mediave angleze, mendohet se do të jetë pikërisht Mojs pasuesi i Kuman, pasi e njeh mirë ambientin për faktin se e ka drejtuar Evertonin gjatë viteve 2002-2013.
Gabi edhe një sezon te Atletiko
Pjesë e Atletiko Madrid që nga vitit 2011, Gabriel Fernandez Arenas, i njohur ndryshe si Gabi, do të vazhdojë të qëndrojë te “Los Colchoneros” të paktën edhe për një sezon tjetër. Kontrata aktuale e 34-vjeçarit skadon në 2018-ën, por sipas mediave spanjolle, kapiteni ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe pritet të firmosë deri në qershor të vitit 2019. Zyrtarizimi i kontratës së re me shumë mundësi të bëhet gjatë javës në vazhdim. Gabi është një futbollist i rritur në akademinë e Atletikos, por u shkëput për 5 sezone nga “bardhekluqtë” duke u huazuar fillimisht te Getafe dhe transferuar me pas në 2007-ën te Zaragoza. Prej më shumë se 7 sezonesh është shndërruar lojtar shumë i rëndësishëm për “Los Colchoneros”, ku dëshiron të mbyllë karrierën.
Bonuçi humbe sfidën ndaj Juventusit?
Vazhdon momenti jo për Leonardo Bonuçin që nga periudha që është bërë pjesë e Milanit. Goditja me bërryl që i dha kundërshtarit të tij Rosi në sfidën ndaj Xhenoas do t’i kushtojë rëndë mbrojtësit të kombëtares italiane i cili sipas të gjitha gjasave do të humbasë duelin e fundjavës së ardhshme ndaj ish skuadrës së tij Juventusit. Seria A do të zhvillojë javën e 10-t në mesjavë dhe fundjavën e ardhshme është në program raundi i 11-të që sjell në skenë superpërballjen Milan-Juventus. Por për Bonuçin nuk do të ketë një përballje si ish pasi gjykatësi sportiv për gjestin ndaj Rossit do ta skualifikojë minimalisht me dy ndeshje 30-vjeçarin.
Ançeloti drejt një kthimi të bujshëm
Nga Anglia ka ardhur një lajm që mund të përmbysë të gjithë skenarët e futbollit evropian. Sipas të përditshmes “Daily Express”, Karlo Ançeloti është kandidati numër një për të marrë vendin e Antonio Konte në drejtim të Çellsit, nëse ish-trajneri i Italisë do të largohet nga drejtuesit e klubit londinez. Për Ançelotin do të bëhej fjalë për një kthim, duke parë se i ka drejtuar “Blutë” drejt “Double” (kampionat dhe Kupën e Anglisë) në sezonin 2009/10. Ndërkohë, nga Italia mësohet se Milani është interesuar përsëri për të kuptuar nëse Konte ka dëshirë të kthehet në kampionatin italian.