PSG pas Donnarummas
Gianluigi Donnarumma mund të ndryshojë skuadër në vitin e ardhshëm. Sipas ‘Corriere Della Sera’, Paris Saint Germain janë të interesuar të sjellin në Francë portierin e Kombëtares së Italisë. Ish-drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, po shpreson të joshë Donnarumman për transferim në Francë kur të hapet afati kalimtar i transferimeve. Milan janë duke vazhduar bisedimet për zgjatjen e kontratës me Donnarumman, por deri më tani nuk kanë arritur një marrëveshje.
Interi nuk heq dorë nga Gervinho!
Interi po shfaq probleme me reapartin e avancuar ku dëmtimet dhe forma jo e mire e Lautaro Martinez mund të shtyjë drejtuesit të bëjnë një goditje në janar. Për të përballuar sezonin në vijim Marotta ka rikthyer vëmendjen te Gervinho, i cili mund të ishte një zgjidhje e favorshme me kosto të përballueshme financiare. 33-vjeçari ka një kontratë deri në 2022-in me Parmën dhe këta të fundit nuk do të bënin rezistencë për t’u liruar nga kontrata e tij me një pagë të rëndë për buxhetin e emilianëve.
Romero larg Manchesterit
Etapa e Sergio Romero te Manchester United është drejt fundit. Edhe pse ka 5 sezone që luan me “Djajtë e Kuq”, gardiani argjentinas është aktivizuar shumë pak e për më tepër me rritjen e konkurencës tashmë shanset e tij janë të pakta për të mos thënë zero. 33-vjeçari po mendon për një aventurë të re larg Europës, dhe gjasat janë të zhvendoset në Shtetet e bashkuara të Amerikës në Major League Soccer. Inter Miami ka shfaqur interes konkret por edhe Los Angeles Galaxy dëshiron shërbimet e Romeros i cili në dhjetor mund të lirohet nga kontrata me Manchester United.
Milani hyn në garë për synimin e Liverpoolit
Liverpool do të përballet me AC Milan për të transferuar qendërmbrojtësin e Schalkes Ozan Kabak. Liverpooli ka filluar bisedimet me qendërmbrojtësin e Schalkes javën e kaluar, duke i prishur punë gjigantit italian Milan, Që të dy ekipet dëshirojnë të kompletojnë transferimin e 20-vjeçarit në afatin kalimtar të dimrit, i cili hapet zyrtarisht më 1 janar. Liverpool dëshiron të nënshkruajë me të pas lëndimit të mbrojtësit Virgil van Dijk, i cili do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Por në ndeshjen kundër Midtjylland, u lëndua edhe Fabinho, i cili ishte duke e zëvendësuar Van Dijkun në repartin e qendërmbrojtës. Ndërsa Milano kërkon që të përforcojë mbrojtën, pasi pas transferimit të Kjaer nuk ka bërë ndonjë blerje për këtë repart.