Alkantara dëshiron të kthehet te Barcelona
Mesfushori spanjoll, Thiago Alkantara dëshiron të kthehet në shtëpi, apo më saktë te skuadra ku i rrit, Barcelona. Sipas “Don Balon”, Alkantara ka një dëshirë dhe ajo është të rikthehet në “Camp Nou”. Nuk dihet se si Barcelona do të reagoj ndaj lajmit se mesfushori spanjoll dëshiron të largohet nga Bajerni i Munihut. Pep Guardiola iu tha Bajernit kur u largua nga Barça dhe u bashkua me klubin gjerman në vitin 2013 se Thiago ishte i vetmi lojtar që donte. “Do të jetë ai apo askush tjetër” ishin fjalët e tij. Trajneri spanjoll kishte një arsye të fortë për këtë – ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Por, tani 26-vjeçari dëshiron të kthehet në Kataluni dhe disa do të thoshin, të përmbush fatin e tij si pasardhës i Andreas Iniestas. Kthimi i Alkantaras në “Camp Nou” do të ishte një gjë e madhe, pasi do zëvendësonte për mrekulli Iniestan, i cili ka humbur fantazinë këtë sezon. Çmimi i spanjollit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro.
Ausilio në bisedime me Sitin për Mangalan
Mbrojtësi i Mançester Sitit, Eliaquim Mangala kërkohet nga gjiganti italian, Interi, si përforcim ideal për në muajin janar. Mangala vazhdon të mbetet në radarin e gjigantit italian si përforcim i mundshëm për mbrojtjen gjatë janarit. Sipas gazetës italiane ‘Tuttosport”, Interi janë në bisedime për të nënshkruar me mbrojtësin reprezentues të Francës. Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ishte në Angli këtë javë për bisedime me zyrtarët e Sitit rreth Mangalas. Ausilio shpreson të marrë Mangalan me huazim në muajin janar për gjysmën e dytë të sezonit. Mbrojtësi u regjistrua nga Siti për Ligën Premier këtë sezon, por mbetet jashtë planeve të menaxherit të Pep Guardiolës. Mangala do ishte ideal si zëvendësues i dyshes së qendrës së mbrojtjes së Interit, Mirandas dhe Milan Shkriniarit.
Nuk është e lehtë të punosh me Murinjon
Mesfushori serb, Nemanja Matiç, pas transferimit nga Çellsi tek Mançesteri i Junajtidit, ka folur edhe në një intervistë, ku ndër të tjera flet edhe për trajnerin Hoze Murinjo. “Murinjo është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar. Por, ndonjëherë nuk është e lehtë të punosh me të. Edhe kur ti luan ndeshjen më të mirë të karrierës, ai mendon se mund të bësh më mirë ndeshjen e radhës. Në marrëdhënien private, ai është një njeri krejt ndryshe nga ajo që shfaqet në publik apo në media”, – deklaroi Matiç.
Reali mendon transferimin e Bellerinit në janar
Gjiganti spanjoll, Real Madridi po planifikon një lëvizje të janarit për mbrojtësin e Arsenalit, spanjollin Hektor Bellerin. Presidenti i Realit, Florentino Perez po kërkon një nënshkrim të ri në amën e djathtë të mbrojtjes pas humbjes së Dani Karvahal pas një shqetësim të zemrës. Mbrojtësi spanjoll pritet të kthehet në veprim para Krishtlindjes, por mungesa e tij e ka bërë të qartë se është e nevojshme një nënshkrimi i ri në mbrojtje. Sipas mediumit spanjoll ‘Diario Sport”, Mbretërit kanë kontaktuar me agjentët e Bellerinit për një transferim të mundshëm të janarit. Ky medium spanjoll thekson se klubi mbretëror tashmë ka mësuar se mund ta bindë Arsenalin që të shesë mbrojtësin anësor për rreth 40 milionë euro. Megjithatë, Bellerin mund të jetë i rezervuar për këtë kalim duke pasur parasysh të kaluarën e tij me Barcelonën. Në të vërtetë, ai u takua disa herë me drejtorin sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez, në fund të sezonit të kaluar për një kthim në klubin e tij të mëparshëm. Dimri pritet të jetë i nxehtë në “aksin Bellerin” me skuadrat e mëdha spanjolle që mendohet se do të zhvillojnë “El Clasioc” për shërbimet e tij.