Dembele refuzon ofertën e United
Ousmane Dembele e ka hedhur poshtë një ofertë nga Manchester Unitedi, për siç thuhet arsye se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë. Anësori francez Dembele është plotësisht i përqendruar dhe përkushtuar ta vazhdojë karrierën në Camp Nou. Për këtë arsye ai e ka refuzuar një ofertë nga gjiganti i Premierligës Manchester United, sipas Inside Football. Thuhet se Unitedi i kishte ofruar rreth 60 milionë euro për francezin dhe se Barcelona e kishte pranuar ofertën. Barça është e hapur ta shesë 22-vjeçarin, për shkak se do ta përforcojë sulmin me anësorin e Lyonit, Memphis Depay
Nainggolan te Cagliari
Radja Nainggolan është afër rikthimit te Cagliari. Dje (e martë) ka pasur një takim mes dy klubeve për të gjetur një marrëveshje për finalizimin e këtij transferimi. Mesfushori belg, për dallim nga sezoni i kaluar ku ishte i huazuar te Cagliari, tani do të bëjë transferim të përhershëm. Gianluca di Marzio raporton se Cagliari do t’i paguajë Interin 12 milionë euro për Nainggolan. Nainggolan gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Romës.
Dest arrin te Barcelona, të premten prezantimi
Sergino Dest ka arritur te Barcelona për t’i kompletuar testet mjekësore. Mbrojtësi arriti të aeroportin e Barcelonës të marën në ora 22:30 sipas kohës së tyre lokale nga Amsterdami, për të kompletuar kalimin e tij nga Ajaxi. Barcelona dhe skuadra holandeze tashmë janë pajtuar për shumën e transferimit, ndërsa lojtari pritet që shumë shpejtë prezantohet në Camp Nou. Dje lojtari u është nështruar testeve mjekësore dhe atyre të COVID-19. Dest pritet që të prezantohet si lojtar i Barcelonës të premten e kësaj jave, nëse gjithçka shkon siç duhet.
Otamendi transferohet te Benfica
Qendërmbrojtësi i Manchester City-t, Nicolas Otamendi është bashkuar me klubin portugez Benfica me një kontratë 3-vjeçare. “Nicolas Otamendi është lojtari i ri i Sport Lisboa e Benficas deri në vitin 2023 dhe u prezantua të martën mbrëma, në kampusin e Benficas”, bëri të ditur klubi portugez. “Futbollisti argjentinas i cili do të veshë fanellën me numrin 30 ka një klauzolë prej 30 milionë euro për lirimin e tij”, thuhet në njoftim. ”Me Manchester City-n është arritur marrëveshje për nënshkrimin e qendërmbrojtësit Nicolas Otamendi për 15 milionë euro”, tha klubi portugez. Argjentinasi 32-vjeçar shënoi 11 gola në 210 ndeshje për Manchester City-n, duke fituar dy tituj të Premier Ligës së bashku me katër Kupa të Ligës dhe një Kupë të FA-së.