Leonardo gati t’i “dhurojë” Thuchelit mbrojtësin gjerman
Merkatoja për Paris Saint Germain nuk ka përfunduar, pasi trajneri Tuchel kërkon një përforcim në mbrojtje. Mësohet se Leonardo do t’i japë trajnerit lojtarin e dëshiruar dhe emri më konkret është ai i gjermanit Rudiger. Mbrojtësi nuk konsiderohet më nga Lampard titullar dhe mund të largohet për ofertën e duhur, por parizienët duan ta afrojnë në huazim me të drejtë blerjeje. Palët kanë nisur bisedimet dhe për Rudiger kalimi në Paris do të ishte opsioni më i mire, pasi do të luante titullar dhe gjithashtu do të ketë shansin të jetë në Champions League.
“Gafaxhiu” Karius drejt transferimit në Bundesligë
Loris Karius do të largohet sërish nga Liverpooli. Portieri 27-vjeçar nuk bën pjesë në planet e Jurgen Kloppit dhe drejtuesit duket se kanë gjetur një destinacion të ri për lojtarin i cili do të rikthehet në Gjermani. Mësohet se Union Berlini që ka arritur akordin për huazimin 1-vjeçar të portierit, që ka kontratë deri në vitin 2022 me Liverpoolin. Karius vinte pas një huazimi 2-vjeçar te Besiktasi, që u ndërpre majin e kaluar, dhe shpreson që në Bundesliga të rigjejë veten dhe formën më të mirë.
PSG-ja po insiston për Jorginhon
Paris Saint-Germaini po synon transferimin e Jorginhos nga Chelsea. Sipas mediave angleze, Chelsea është i gatshëm ta shesë mesfushorin gjatë këtij afati kalimtar. Krerët e klubit të PSG-së kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Chelseat për lojtarin. Parisienët kanë kërkuar huazimin e mesfushorit për një vit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Jorginho po kërkohet edhe nga Arsenali. 28-vjeçari ka kontratë me “Blutë e Londrës”, deri në vitin 2023.
United me një ofertë të fundit për Sanchon
Manchester United nuk ka hequr dorë nga transferimi i talentit të madh anglez Jadon Sancho. Borussia Dortmund deri më tani i ka rezistuar ofertave për yllin e tyre, teksa Manchester United shihej si skuadra e ardhshme. Djajtë e Kuq kanë bërë edhe një ofertë të fundit duke tentuar ta transferojnë yllin anglez. Sipas mediave gjermane dhe atyre angleze, United ka ofruar 90 milionë funte për Sanchon. Kjo ofertë është përfundimtare nga United dhe tani topi kalon tek zyrtarët e klubit gjerman që duhet të vendosin nëse do ta shesin apo do ta mbajnë Sanchon. Dortmund është i detyruar që brenda kësaj jave t’i kthejë përgjigje Djajve të Kuq për ofertën e tyre prej 90 milionë funteve. Nga ana tjetër sulmuesi anësorë ka një marrëveshje personale me klubin anglez dhe vetëm po pret që dy skuadrat të gjejnë gjuhë të përbashkët për çmimin e tij.