Barcelona përfundon përpjekjet për Lautaron
Barcelona ka përfunduar ndjekjen e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, raporton Calcio Mercato. Klubi zikaltër nuk ka pranuar të merret nëse nuk ofrohen 80 milionë euro, duke kërkuar këtë çmim për Argjentinasin, të cilin gjigandët Spanjollë nuk janë në gjendje të paguajnë në këtë moment. Lautaro ishte i etur të lidhej me bashkatdhetarin, Lionel Messi në Camp Nou, por ka pranuar vendimin përfundimtar të Barçës dhe tani është plotësisht i përqendruar në një sezon të fortë 2020-21 në Inter.
E ardhmja e Lamar larg Atletikos
E ardhmja e Thomas Lemar duket se do të jetë larg Atletico Madrid. Futbollisti, i cili është pjesë e Los Colchoneros që nga viti 2018, kur u transferua nga Monaco për 70 milionë Euro nuk ka arritur të ambientohet te skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, duke zhgënjyer me paraqitjen e tij. Për këtë drejtuesit e klubit kanë dhënë miratimin për ta larguar mesfushorin nga skuadra që gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos. 24-vjeçari po merr në konsideratë largimin nga Spanja për t’u transferuar në Premier League ku për të interesohet klubi i Wolverhampton.
Barcelona kërkon Isakun
Barcelona po kërkon të gjej një sulmues për të zëvendësuar Luis Suarezin e larguar. Sipas mediave spanjolle, në listën e dëshirave të klubit është sulmuesi i Real Sociedadit, Alexander Isak. Sulmuesi 21-vjeçar pas paraqitjeve të mira me Sociedadin ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës. Sociedadi u ka bërë me dije klubeve të interesuara për sulmuesin, se dëshiron rreth 70 milionë euro dëmshpërblim. Suedezi Isak ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2024. Ai u transferua vitin e kaluar nga Borussia Dortmundi për gjashtë milionë euro.
Arrihet marrëveshje për Mayoralin
Roma ka gjetur sulmuesin rezervë për edicionin e ardhshëm, pasi kanë rikthyer në Atletico Madrid kroatin Nikola Kalinic. Fjala është për sulmuesin spanjoll Borja Mayoral i cili është nën kontratë me Real Madridin, por që kishte kaluar si huazim në disa klube së fundmi. Roma dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit për një edicion, ku Giallorosët do të kenë mundësi të blerjes së tij. Klubi nga kryeqyteti italian e ka një mundësi për blerjen përfundimtare të lojtarit në vitin 2021 për një shumë prej 10 milionë. Mayoral ka pranuar që t’i bashkohet Romës si sulmues rezervë i Edin Dzekos, ndërsa Giallorosët kanë fituar garën me Lazion për shërbimet e spanjollit.