Fati ka qenë pranë kalimit te United
Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, ishte shumë pranë largimit nga katalanasit përpara se të nënshkruante kontratën e re me spanjollët. Flitet se klubi nga Katalonja refuzoi një ofertë prej 137 milionë sterlina për 17-vjeçarin, i cili ra në sy me performancën e tij në sezonin e kaluar. Ishin drejtuesit e Manchester United ato që kishin shfaqur interesim për Fatin dhe madje ai kishte rënë në radarin e tyre që në muajin korrik. Gjithsesi Barcelona nuk e pranoi ofertën dhe në fillimin e kësaj jave nënshkroi kontratën e re me spanjollin. Ansu rinovoi për pesë vite me katalanasit dhe tashmë çdo klub që e kërkon atë duhet të paguajë në arkat e Barcelonës plot 367 milionë sterlina. Fati konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe ai ka marrë numrin 22 për këtë sezon, pas largimit të Arturo Vidal.
Milani pritet të zyrtarizojë Haugen
Jens Petter Hauge po i afrohet Milanit. Raportohet se Rossonerët janë vërtet seriozë në ndjekje e tij dhe se marrëveshja mund të mbyllet së shpejti. Milan kishte disa muaj që po e përcjell anësorin, ndërsa pas paraqitjes së mirë kundër Milanit, në San Siro, ku Hauge kurorëzoi shfaqjen e tij me një gol e asist, bëri që kuqezinjtë ta shtojnë interesimin për të. E hëna mund të jetë një ditë shumë e rëndësishme për mbylljen e marrëveshjes. Lojtari tashmë ka dhënë pëlqimin e tij të plotë për lëvizjen drejt San Siros. Besohet se Hauge mund t’i kushtoj Milanit rreth 5 milionë euro, shumë kjo lehtë e përballueshme për Milanin.
Dest vendos ti bashkohet Barcelonës
Talenti i Ajax, Sergino Dest, ka qenë futbollisti më i kërkuar këtë merkato, me dy gjigantët e Europës, Barcelona dhe Bayern Munchen që kanë shfaqur interes konkret për anësorin 19-vjeçar. Mbrojtësit amerikan i është dashur të bëjë një zgjedhje të vështirë, të zgjedhë projektin e Barcelonës apo të transferohet te kampionët e Gjermanisë dhe të Evropës. Sipas SkySport, Dest më në fund ka vendosur dhe do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës. Ajax do të përfitoj rreth 30 milion euro, ndërsa 19-vjeçari pritet të zyrtarizohet brenda javës së ardhshme.
Schalke shkarkon trajnerin Wagner
Schalke ka pushuar trajnerin David Wagner. Ekipi gjerman e ka nisur sezonin në mënyrë skandaloze, pasi ka humbur dy ndeshjet e para me rezultate të thella. Blutë u mposhtën nga Bayern Munchen me rezultatin 8-0, ndërsa si të mos mjaftonte diçka e tillë u mposhtën nga Werder Bremeni me rezultatin 1-3. 11 gola të pësuar në dy sfida dhe vetëm 1 i shënuar kanë mjaftuar që Wagner të ndajë rrugët me klubin gjerman. Schalke e ka nisur sezonin ashtu siç mbylli të kaluarin në formë skandaloze.