Lajme shkurt nga futbolli

13

Oferta e fundit e United për Sanchon

Manchester United janë duke bërë gati një ofertë të fundit “mere ose lëre”, për Jadon Sanchon. Siç shkruan portali Goal, oferta është mbi 98 milionë euro dhe do të jetë shifra e finale që United vendosë në tavolinë për yllin e Borussia Dortmund. Megjithatë ende nuk ka një përgjigje nga klubi gjerman. Më parë, interesimit të Djajve për Snachon ata iu kanë përgjigjur negativisht, duke thënë se nuk e kanë ndërmend ta shesin lojtarin.

Mayoral drejt transfetimit te Roma

Sulmuesi spanjoll Borja Mayoral është drejt transferimit në kryeqytetin italian, pasi Roma ka shprehur interesim për të. Mediat italiane kanë raportuar se Giallorosët tanimë kanë nisur kontaktet me Real Madridin për sulmuesin spanjoll. 23-vjeçari edicionin e kaluar ishte i huazuar te Levante ku shënoi tetë gola dhe bëri dy asistime në 34 ndeshje. Mayoral nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Zidane, derisa kontrata e tij me Realin skadon në verën e vitit të ardhshëm. Sipas mediave spanjolle dhe atyre italiane transferimi i tij te Roma mund të bëhet për një shumë prej tetë milionë eurove.

Godin zyrtarizon kalimin te Cagliari

Cagliari ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar Diego Godinin nga klubi i Interit. Mbrojtësi 34 vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri, kështu që do ta vazhdojë karrierën në Serie A. “Klubi i Cagliarit ka kënaqësinë t’ju njoftojë për transferimin e Diego Godinit nga Interi. Mbrojtësi uruguaian ka nënshkruar marrëveshje, e cila e lidh me Rossoblu deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e Cagliarit. Diego Godin nënshkroi për Interin në verën e kaluar nga Atletico Madridi, ndërsa largohet nga Nerazzurrët pas vetëm një sezoni.

Balotelli gjen skuadër të re

Mario Balotelli duket se ka vendosur t’i bashkohet Genoas, duke nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Genoa ka qenë e lidhur me ish sulmuesin e Italisë prej kohësh, i cili është larguar nga Brescia, skuadër e cila ka rënë në Serie B.Raportet bëjnë të ditur se për transferimin e Balotellit te Genoa kanë mbetur vetëm disa formalitete. Balotelli sezonin e kaluar te Brescia ka shënuar pesë gola. Në të kaluarën, Balotelli ka veshur fanellat e Interit, Milanit, Manchester Cityt, Liverpoolit, Nice dhe Marseille.

Comments are closed.