Lyon gati për Paquetan?
Olympique Lyonnais pritet që të jenë blerës të Lucas Paqueta, i cili nuk ka udhëtuar me Milanin në Dublin për të luajtur kundër Shamrock Rovers. Sky Sport Italia ka shkruar që skuadra e Ligue 1 e dëshiron mesfushorin brazilian por ende nuk kanë filluar bisedimet me të. Milan përballet kundër Shamrock Rovers në Dublin nesër por Paqueta ka mbetur në kryeqytetin e modës, pas raporteve se Lyon pritet që t’i hap negociatat për të me kuqezinjtë. Paqueta u transferua në Milan nga Flamengo për 38 milionë euro në janar të vitit 2019 por nuk ka arritur që të bind me paraqitje në San Siro. 23 vjeçari ka luajtur 44 ndeshje për Milan duke shënuar vetëm një gol dhe bërë tre asiste.
Balotelli do të qëndrojë në Evropë
Agjenti Mino Raiola ka thënë se “gjithmonë ka zgjidhje” për Mario Balotellin dhe ka konfirmuar që italiani do të mbetet në Evropë. Raiola është takuar me Interin që të diskutoj rikthimin e mundshëm të Andrea Pinamonti nga Genoa dhe ka folur për tuttomercatoweb pas negociatave. “Për marrëveshjen në mes të klubeve, duhet të flisni me ta”, tha Raiola për rikthimin e Pinamontin në San Siro. “Për lojtarin, ne po punojmë”. Balotelli u largua nga Brescia pasi një sezoni në Itali, derisa kontrata e tij do të shkëputej nëse klubi do të binte nga liga dhe Raiola ka siguruar se ai do të mbetet në Evropë. Gjithmonë ka zgjidhje për Marion”, shtoi ai. “Ai është njëri prej sulmuesve më të mëdhenj italianë, andaj gjithmonë ka zgjidhje për të. Mos u shqetësoni për Marion. Ai do të rrijë në Evropë”.
United konsideron transferimin e Traores
Manchester United janë duke konsideruar një transferim të sulmuesit të krahut të Atalantas, Amad Traore, raportoi sonte Manchester Evening News. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer duket se po e kërkon sulmuesin e Bregut të Fildishtë si një alternativë për Jadon Sancho, të cilin Djajtë e Kuq vazhdojnë të insistojnë për të. Unitedit raportohet se i është thënë se Traore nuk do të jetë një blerje e lirë si mendojnë ata, por që skuadra e Premier Ligë ka vënë kontakte me ta.
Under shumë afër Leicesterit
Leicester është rrugës për të nënshkruar me Cengiz Under, pasi që raportohet se kanë arritur një marrëveshje me Romën për një huazim me obligim blerje të sulmuesit verën e ardhshme. Turku u mendua që do të kalojë në Napoli në fillim të kësaj vere, por raportet e fundit thonë se Roma është shumë afër marrëveshjes me Leicester për të. La Stampa ka raportuar që Dhelprat do të paguajnë tre milionë euro për marrëveshjen e huazimin dhe 25 milionë euro në verën e ardhshme, pasi që do të jetë marrëveshje me obligim blerje. Ish klubi i Under, Istanbul Basaksehir pritet që të fitojë 20 për qind të shumë se këtij transferi.