Deulofeu drejt rikthimit në kampionatin italian
Pas rënies në kategori më poshtë të Ëatord, shumë skuadra kanë shfaqur interes për sulmuesin anësor Gerard Deulofeu, ku në veçanti Napoli po ushtron presion për të arritur sa më parë te kartoni i futbollistit. Spanjolli 26-vjeçar ka pëlqimin e trajnerit Gattuso dhe drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me presidentin e anglezëve Pozzo, i cili për të rregulluar financat në Championship mund ta lërë lojtarin të largohet në huazim me të drejtë blerjeje përfundimtare, opsion që pëlqehet edhe nga Napoli, kështu që palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rikthimin e Deulofeut në Serinë A.
Napoli në pritje të ofertave për Koulibalyn
Napoli është në pritje të ofertave për mbrojtësin Kalidou Koulibaly. Sipas “Gazzeta dello Sport”, krerët e klubi italian nuk do të presin gjatë ekipet e interesuara për qendërmbrojtësin. Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë ekipet e interesuar për Koulibalyn. Napoli për ta liruar mbrojtësin po kërkon rreth 75 milionë euro. Krerët e ekipit italian janë të vendosur për ta mbajtur Koulibalyn edhe për një vit, nëse nuk marrin ofertën e duhur për lirimin e tij. Koulibaly ka kontratë me Napoli deri në vitin 2023.
Unitedi kthehet në garë për Balen
Manchester United ka rikthyer interesimin për Gareth Bale. Sipas mediave spanjolle, “Djajtë e Kuq” do të dërgojnë një ofertë në drejtim të Real Madridit, për uellsianin. Edhe krerët e klubit madrilen janë të gatshëm të nisin bisedimet për ta shitur uellsianin. Trajneri Zinedine Zidane i ka bërë me dije lojtarit se nuk llogarit në shërbimet e tij në sezonin e ri. Bale ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.
Costa në shitje
Juventusi është në pritje të ofertave për Douglas Costan. Sipas mediave italiane, trajneri Andrea Pirlo nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit anësor. Krerët e klubit italian e kanë vendosur lojtarin në afatin kalimtar dhe janë në pritje të ofertave për të. Costa sezonin e fundit me Juventusin, u paraqit në vetëm 23 ndeshje në Serie A, shkaku i lëndimeve të shpeshta. 30-vjeçari ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022.