Prandeli alternativë për stolin e Skocisë
Mund të marrë një tjetër kthesë e ardhmja e Çesare Prandelit. Trajneri Italian, i cili prej pak kohësh është në krye të skuadrës së Al-Nasr, mund të nisë një aventurë të re larg nga Dubai. Sipas “Daily Record”, Federata Skoceze e Futbollit e ka përfshirë në listën për trajnerin e ri të Kombëtares. Përkohësisht përfaqësuesja skoceze drejtohet nga Malki Makaj, por 45-vjeçari nuk do të qëndrojë gjatë në këtë post. Ish-trajneri i Italisë konsiderohet një alternative e mirë për drejtuesit e Federatës Skoceze
Largim emocionues i Kakas nga Orlando
Largim emocionues për Ricardo Kaka nga Orlando Siti. Ish-lojtari i Milanit, që pak ditë më parë njoftoi mosrinovimin e kontratës me klubin e “Major League Soccer”, u shfaq i emocionuar dhe me lot në sy, në ndeshjen e fundit me fanellën e Orlandos. Në fund të ndeshjes me Kolombus Krev, të gjitha duartrokitjet në stadium shkuan për brazilianin, që pritet ta vijojë në një tjetër klub karrierën e tij. Skuadra e Orlando Siti falënderoi përmes disa postimeve në rrjetet sociale 35-vjeçarin.
Eriksen kushton 50 mln euro
Barcelona ka piketuar objektivin për merkaton e janarit. Sipas asaj që raportohet në media, klubi katalanas dëshiron mesfushorin e Totenhem, Kristian Eriksen, i cili ka kontratë me “Spurs” deri në vitin 2020. Kartoni i 25-vjeçarit kushton 50 milionë Euro dhe blaugranat duhet vetëm të gjejnë akordin me Totenhemin, pasi vet lojtari nuk e fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur në një skuadër si Barcelona.
Reali e Barça pas mesfushorit të Juventusit
Real Madridi e Barcelona janë në garë për mesfushorin e Juventusit, Rodrigo Bentankur, raporton “CalcioNews24”. Bianconerët kishin paguar 10 milionë euro për 20 vjeçarin, ndërsa tani raportohet se vlera e tij i është trefishuar. Ai ishte pjesë e marrëveshjes së rikthimit të Karlos Tevezit në Boka Juniors më 2015. Paraqitjet e mira të tij në këtë sezon kanë kapur syrin e gjigantëve spanjollë, që i dëshirojnë shërbimet e tij.
Gjigantët anglez interesohen për talentin e Barcelonës
Sipas asaj që raporton “The Mirror”, tri klube nga Premier liga janë duke u interesuar sulmuesin e ri të Barcelonës, Abel Ruiz. Raportohet se Ruiz ka klauzolë 3 milionë funte kontrata e të cilit i skadon në vitin 2019. Arsenal, Çellsi dhe Mançester Siti janë duke monitoruar 17 vjeçarin.