Interi në janar do ti vihet pas Ozilit
Duket se Inter do të jetë protagoniste në merkaton e janarit, edhe pse ndryshimi i vërtetë në strategjitë e klubit zikaltër do të ndodhë verën e ardhshme. Një nga pozicionet ku Inter ka më shumë mangësi është ai i fantazistit. Marcelo Brozoviç vazhdon të mos bindë dhe Zhoao Mario nuk është i saktë para portës, për t’u konsideruar i pazëvendësueshëm. Kështu, Mesut Ozil është kthyer në një mundësi, sipas “The Sun”, që Inter do ta marrë në konsideratë. Kontrata e Gjermanit skadon në fundin e këtij sezoni, me lojtarin që ka konfirmuar në javët e kaluara se nuk ka ndërmend të rinovojë. Nga janari mund të nënshkruajë një kontratë të re, por për Inter, ashtu si Mançester Siti dhe Mançester Junajted, problemi kryesor është rroga e tij. Ozil fiton pak më shumë se 9 milionë euro në vit dhe nuk ka ndërmend ta ulë rrogën për të gjetur një ekip të ri.
Kovaçiç dy muaj larg fushave
Mateo Kovaçiç do të jetë rreth dy muaj mënjanë skuadrës. Këtë mëngjes ai është testuar dhe analizat mjekësore kanë konfirmuar se lojtari vuan një lëndim i pjesshëm i tendinit të gjatë, një dëmtim i zakonshëm mes futbollistëve. Fytyra e kroatit, që braktisi fushën, nuk tregonte për mirë. Mesfushori i ri duhej të ngushëllohej nga shokët e tij përpara se të zëvendësohej nga Toni Kroos. Kjo është një këputje e pjesshme e tendinit, ndaj duket se Kovaçiç do ta shmangë operacionin, një opsion që do të duhej të paraqitej në rast të këputjes së plotë.
Federata ia redukton dënimin Marselos
Federata spanjolle e futbollit ka aprovuar kërkesën e Real Madridit për zvogëlimin e dënimit për mbrojtësit Marselo, i cili mori karton të kuq në fundjavë. Real Madridi ka marr lajme të mira për çështjen Marselo. Fillimisht mbrojtësi brazilian ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2022, ndërsa tani erdhi konfirmimi i reduktimit të dënimit. Marselo u ndëshkua me karton të kuq në ndeshje ndaj Levantes dhe La Liga e dënuan me dy ndeshje moslojë. Megjithatë, braziliani nuk do t’i vuaj dy ndeshjet moslojë, pasi federata ia ka reduktuar dënimit në vetëm një ndeshje. Mbrojtësi brazilian do të mungoj në ndeshjen e së dielës ndaj Real Sosiedadit, por do kthehet të mërkurën ndaj Real Betisit.
Pogba mungon 4 deri në 6 javë
Pol Pogba nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit portugez për 4 deri në 6 javët e ardhshme. Dëmtimi që pësoi mesfushori francez në sfidën ndaj Bazelit do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për rreth më shumë se një muaj. Pogba pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe tashmë do të mungojë për një periudhë të caktuar. Hose Murinjo shpreson shumë ta ketë gati Pogban për duelin e 14 tetorit, ku në program në “Anfield Road” është sfida mes dy skuadrave më titulluara në Premier Ligë, pasi Liverpuli pret Mançesterin. Pogba në këtë mënyrë do të humbasë disa ndeshje shumë të rëndësishme përfshirë edhe dy sfidat e fundit të kualifikueseve të Botërorit me kombëtaren franceze.